LIVE UPDATES
Aktualitet

“Mezhgorani”/ Gjykata e Lartë: Dvorani s’ka patur kontakt me njeri, dosjet shqyrtohen sipas radhës

2 Mars 2020, 10:21 Nga DOSJA
“Mezhgorani”/ Gjykata e Lartë: Dvorani s’ka patur kontakt

TIRANË– Gjykata e Lartë ka reaguar në lidhje me dosjen “Mezhgorani” pjesë e të cilës është edhe Henri Çili. Në një reagim zyrtar, Gjykata e Lartë shprehet se Ardian Dvorani s’ka pasur kontekt me askënd dhe se dosjet shqyrtohen sipas radhës.

Ardian Dvorani nuk ka pasur kontakt me asnjë person. Dosjet shqyrtohen sipas radhës së ardhjes së tyre,”– thuhet në reagim. Gjykata shton gjithashtu se aksush nuk mund të marrë përsipër që të ndërhyjë në zgjedhjen apo ndërmjetësimin e një çështjeje për të favorizuar njërën palë.

Njoftimi i plotë i Gjykatës

Në datën 28.02.2020, nëpërmjet një deklarate për shtyp, Policia e Shtetit njoftoi publikisht disa të dhëna lidhur me disa veprime dhe rezultate të arritura në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në vitin 2019 dhe një operacioni policor të emërtuar “Mezhgorani”. Menjëherë pas kësaj deklarate, në media u shfaqën informacione dhe komente se ishin ndaluar në kuadër të këtij operacioni edhe disa persona me dyshimin e përfshirjes së tyre në veprimtari që synonin të përshpejtonin shqyrtimin e së paku një çështjeje penale në Gjykatën e Lartë dhe më tej ndryshimin e situatës ligjore të personave të gjykuar dhe dënuar në këto çështje penale.

Ndërmjet të tjerave, në media e përhap menjëherë edhe informacioni se njëra prej këtyre çështjeve penale, me nr. 52105-00941-00-2019, e regjistruar në Gjykatën e Lartë në datën 09.10.2019, ka si relator të saj gjyqtarin Ardian Dvorani. Njëkohësisht, informohej publiku se një apo disa nga personat e ndaluar ishin takuar me një funksionar të lartë të drejtësisë dhe kishin marrë prej tij/saj premtimin se kjo çështje penale do të shqyrtohej mes çështjeve të para sapo Gjykata e Lartë të bëhej funksionale. Duke i lidhur këto dy episode, ku padyshim i pari është i saktë dhe konfirmohet edhe nga të dhënat tona zyrtare, filloi të aludohej se në këtë takim ka qenë gjyqtari Ardian Dvorani apo ndonjë person tjetër që aktualisht apo në të ardhmen mund të ndikonte në realizimin e qëllimeve të tyre lidhur çështjen penale të sipërcituar. Ky aludim u përhap me nxitim në media pa kryer verifikimet minimale të fakteve dhe pa kërkuar informacion zyrtar nga ana e Gjykatës së Lartë. Po kështu, siç ndodh gjithmonë, shpesh edhe në mënyrë të qëllimshme, pa minimumin e kujdesit dhe të përgjegjësisë qytetare dhe institucionale në një shtet të së drejtës dhe me regjim demokratik, ky aludim u ushqye pa asnjë arsyetim të bazuar në prova dhe në mungesë të përsëritur të respektit për veten e tyre dhe veçanërisht për institucionet shtetërore nga subjekte politike dhe persona të ndryshëm që marrin përsipër të komunikojnë me publikun dhe në emër të publikut.

Prandaj, ndërkohë që gjykata dhe prokuroria po kryejnë dhe duhet të kryejnë detyrat e tyre deri në fund edhe në këtë drejtim, duke ripërsëritur se në mënyrë kategorike nuk ka pasur asnjë lloj kontakti, të çfarëdo natyre dhe me çfarëdo personi, të gjyqtarit Ardian Dvorani, lidhur me çfarëdo çështjeje gjyqësore, përfshirë edhe çështjen penale nr. 52105-00941-00-2019, vlerësuam ti paraqesim publikut disa shpjegime të thjeshtuara për mënyrën se si administrohen çështjet gjyqësore, si caktohet gjyqtari relator, si caktohet dhe kur shqyrtohen çështjet nga kolegjet e gjykatës, si edhe disa të dhëna konkrete të mënyrës se si është proceduar me çështjet penale në periudhën Nëntor 2019 dhe deri më sot. Gjyqtari relator i çdo çështje që vjen për shqyrtim në Gjykatën e Lartë caktohet nëpërmjet shortit elektronik në mënyrë të menjëhershme dhe të rastësishme, menjëherë në momentin e regjistrimit të saj në regjistrat e kësaj Gjykatë. Sipas natyrës së tyre, çështjet gjyqësore në Gjykatën e Lartë shqyrtohen duke respektuar radhën e ardhjes së tyre për shqyrtim pranë kësaj Gjykate. Përjashtimisht, në raste të caktuara dhe të motivuara sipas kritereve të paracaktuara dhe të miratuara në rregullat e brendshme të administrimit të tyre, çështje konkrete mund të shqyrtohen në mënyrë të përshpejtuar, jashtë radhës së ardhjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë . [1] Procesi i përshpejtimit të gjykimit të çështjes, jo vetëm që kërkon përmbushjen e këtyre kritereve, por edhe angazhimin dhe pëlqimin paraprak të gjyqtarit relator, kolegjit përkatës dhe Kryetarit të Gjykatës.

Aktualisht, për shkak se në Gjykatën e Lartë ka vetëm një gjyqtar në detyrë, të gjitha çështjet gjyqësore, të çdo lloji e natyre, pavarësisht nga koha kur kanë ardhur për shqyrtim, në sistemin e administrimit të çështjeve rezultojnë me gjyqtar relator të vetmin gjyqtar në detyrë: Ardian Dvorani. Gjithsesi, në sistem e administrimit të çështjeve dhe në secilën dosje administrohet edhe historiku i caktimit të gjyqtarit relator dhe ndryshimet që mund të kenë ndodhur gjatë kohës që çështja është në pritje për tu shqyrtuar nga kolegji përkatës. Natyrisht, në të ardhmen, me emërimin dhe fillimin e detyrës së gjyqtarëve të rinj, do të veprohet me shpërndarjen e çështjeve dhe caktimin e gjyqtarëve relatorë që duhet të procedojnë me përgatitjen e secilës çështje për relatim dhe më pas për gjykim në kolegjin përkatës. Pavarësisht se Gjykata e Lartë prej kohësh ka qenë pjesërisht funksionale dhe prej shumë muajsh nuk është funksionale me pasojë pamundësinë e gjykimit të çështjeve, janë marrë të gjitha masat e mundshme, është punuar dhe vijon të punohet me intensitet të lartë për studimin e dosjeve dhe përgatitjen e relacioneve përkatëse nga ana e këshilltarëve ligjorë të Gjykatës së Lartë. Këto përgatitje bëhen për të krijuar sa më shumë mundësi që, kur Gjykata të bëhet funksionale, të jetë në gjendje të shqyrtojë dhe vendosë për zgjidhjen sa më shumë çështjeve dhe në kohën më të shpejtë të mundshme. Deri në fund të muajit Janar 2020, në Gjykatën e Lartë janë në pritje për tu shqyrtuar 5202 çështje penale, nga të cilat 79 janë në seancë gjyqësore dhe 5123 në dhomë këshillimi. Ndërkohë janë përgatitur dhe janë të gatshme për tu shqyrtuar, në dhomë këshillimi 566 çështje penale, numër i cili rritet vazhdimisht me rreth 40-50 çështje të reja që përgatiten çdo muaj. Për këtë qëllim, aktualisht dhe për një periudhë afatmesme, Gjykata e Lartë po bashkëpunon dhe do të mbështetet me ekspertizë, masa dhe burime të tjera nga SHBA nëpërmjet Projektit Justice for All dhe nga Euralius.

Gjithashtu, në zbatim të pikës 2 të nenit 26 dhe të pikës 3 të nenit 34 të ligjit nr.98/2016, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani ka ndjekur dhe përmbushur detyrimin procedural të caktimit të këshilltarëve ligjore që ngarkohen me studimin dhe përgatitjen e relatimeve për çështjet gjyqësore,duke ndjekur rigorozisht kriterin kohor të ardhjes së çështjeve për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Në gjendjen aktuale, jo vetëm nuk ka asnjë kuptim por edhe nuk është proceduar në fakt në asnjë rast më urdhërimin e përgatitjes për shqyrtim të ndonjë çështjeje gjyqësore jashtë radhës së ardhjes së tyre në Gjykatën e Lartë. Ashtu siç i deklaruam mediave të interesuara ditën e premte, pa miratimin me shkrim të drejtuesit të Gjykatës së Lartë, asnjë dosje gjyqësore nuk mund të tërhiqet për çfarëdo qëllimi nga ana e këshilltarëve ligjorë. Akoma më tej, duke vijuar si deri më sot ndjekjen me rigorozitet të procedurave dhe kritereve të miratuara, si edhe trajtimin e barabartë të atyre që presin prej vitesh zgjidhjen e çështjeve të tyre, në cilësinë e të drejtuesit të Gjykatës së Lartë gjyqtari Ardian Dvorani do të vijojë të garantojë respektimin e këtyre procedurave. Prandaj, jo vetëm nuk ka ndodhur, por askush të mos mendojë se mund të marrë përsipër apo të ndërhyjë duke i paracaktuar ndonjë trajtim të privilegjuar rasteve dhe çështjeve të caktuara, si aktualisht ashtu edhe në kohën kur Gjykata e Lartë, me ardhjen e gjyqtarëve të rinj, do të bëhet funksionale. Por, për të mos ngelur vetëm tek fjalët, meqenëse, këto ditë ka ndjeshmëri lidhur me mënyrën e trajtimit të çështjes penale nr. 52105-00941-00-2019 e regjistruar në Gjykatën e Lartë në datën 09.10.2019, së bashku me këtë Njoftim Publik përcillen publikisht për ti njohur konkretisht kushdo që është i interesuar edhe kopje të skanuara të dokumenteve që i përkasin periudhës Nëntor 2019 dhe deri më sot, me të cilat u janë caktuar për studim këshilltarëve ligjorë çështjet penale të cilat nuk janë trajtuar në të kaluarën. Kushdo mund të konstatojë, jo vetëm respektimin e radhës kohore të ardhjes së çështjeve në Gjykatën e Lartë, por edhe faktin e thjeshtë se nuk ka asnjë veprim në lidhje me çështjen penale nr. 52105-00941-00-2019.

Botuesi Henri Çili është shprehur se pas ditëve që kaloi në burg duhet të thellojë studimet e tij në fushën e të drejtës penale, pasi e gjithë kjo i është dukur një çmenduri. Në një prononcim për “Newsbomb”, Çili u shpreh se fakti që akuzohej për ndikim tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Alikon, dy vëllezërit që akuzohen për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha, i duket absurditet. Ndërsa avokati i botuesit dhe pronarit të Universitetit Europian të Tiranës, Andi Duraj, u shpreh se Gjykata e Përmetit veproi me shumë profesionalizëm duke i dhënë fund një abuzimi dhe dyshimeve që nuk qëndrojnë. Në një prononcim për “AbcNews”, Duraj tha se sipas tij është fituar beteja por jo e gjithë lufta.

Ai që e ka komentuar këtë çështje ka qenë edhe kunati i Çilit, Gazmir (Enri) Ajdinaj. Ky i fundit, në një lidhje telefonike me “Report tv”, tha se e gjitha është një skenë për t’i prishur imazhin Çilit, pasi botuesi nuk ka ndërhyrë në asgjë. Kunati i Çilit shtoi se vetë botuesi e ka frikë ligjin dhe se edhe kunatin e tij e takonte shumë rrallë.

Një natë më parë, Gjykata e Përmetit dha masën “në detyrim paraqitje” për Henri Çilin, i cili u vu në prangat e policisë gjatë operacionit “Mezhgorani”.  “Detyrim paraqitje” u dha edhe për dhjetë persona të tjerë, mes tyre noterja Shpresa Gjoçaj dhe dy vajzat, Kristina Bashi dhe Kejsi Meço. Në burg u lanë 16 persona, ndërsa tashmë dosja është në duart e SPAK. Ndërkohë sot pritet të jepet masa e sigurisë për Betim Shkupin dhe biznesmenin Sait Fishta.

Por pse u bë operacioni “Mezhgorani”, dhe cilat ishin akuzat?

Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e së enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 28 persona të tjerë. Botuesi u akuzua për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasit e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Po kështu e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi ndihmoi dy nga të ndaluarit t’i shpëtonin policisë. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dy ditë më parë. Një ditë më parë gjatë seancës gjyqësore, Çili është shprehur para gjyqtarit se përgjimet e publikuara si provë në Gjykatë janë të vërteta dhe janë bërë në studion e tij ligjore, të cilën e përdor për ndërmjetësim, dhe bisedat janë bërë Brenda natyrës së punës. Ndërsa për kunatin, Çili është shprehur se ai duhet të mbajë vetë përgjegjësi për shkeljet e veta ligjore, nëse ka bërë. Gazmir (Enri) Ajdinaj, kunati i Çilit është arrestuar dhe është lënë në burg disa ditë më parë, pasi gjatë kontrollit iu gjet eksploziv.

Dosja “Mezhgorani” tashmë është në duart e SPAK, pasi pas dhënies së masave një natë më parë, Gjykata e Përmetit shpalli mos kompetencë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet “mezhgorani“ ardian dvorani gjykata e lartë “mezhgorani“ ardian dvorani gjykata e lartë

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën