Politike

“Cilës bande i shërben Arjan Ndoja?”, çfarë deklaronte PD pak javë më parë për prokurorin që iu bë sot atentat

Por Partia Demokratike nga ana tjetër reagoi për akuzat e Ramës dhe i kërkoi këtij të fundit ta përmende më emrin prokuorin dhe bandat që ky i fundit akuzohej se punonte për ta.
Featured image of article: “Cilës bande i shërben Arjan Ndoja?”, çfarë deklaronte PD pak javë më parë për prokurorin që iu bë sot atentat Prokurori Arjan Ndoja dhe Enekejd Alibeaj, ish-deputet i PD

TIRANË- Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, që iu bë sot atentat pak javë më parë ishte emri në i lakuar nga politika. Kryeministri Edi Rama hodhi akzua të shumta kundër prokurorit, duke thënë se Ndoja pononte për bandat.

Por Partia Demokratike nga ana tjetër reagoi për akuzat e Ramës dhe i kërkoi këtij të fundit ta përmende më emrin prokuorin dhe bandat që ky i fundit akuzohej se punonte për ta.

Cilës bande të Durrësit i shërben prokurori Arjan Ndoja? Prej sa kohësh Edi Rama është në dijeni të faktit që Arjan Ndoja punon për bandat dhe jo për shtetin? Pse heshti Edi Rama dhe Erjon Braçe deri më sot dhe nuk dolën përpara se të arrestohej njeriu i tyre në Kadastrën e Durrësit? Pse nuk e arreston prokurorin që i shërben bandës dhe bandën që mbështet prokurorin? Këtyre pyetjeve Edi Rama duhet t’u japë përgjigje menjëherë. Pjesëmarrja e paprecedente e një zëvendëskryeministri në një seance gjyqësore dhe shantazhi publik nuk i shërben as ligjit, as të vërtetës, as drejtësisë. Ajo është vetëm propagandë që mbron bandat, me të cilat Edi Rama blen vota dhe mban në këmbë pushtetin e tij”, shprehej Alibeaj në emër të PD.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Atentati ndodhi pasditen e sotme teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment