Editorial

Cila është fytyra e vërtetë e Qeverisë?

Që në parim ndërhyrja e policisë në shërbim të përmbarimit ishte një akt i pajustifikueshëm. Ata po nxirrnin në qiell të hapur 4 familje, për llogari të një biznesmeni, ndërkohë që të dëmtuarit pretendonin për padrejtësi.
Featured image of article: Cila është fytyra e vërtetë e Qeverisë?

Jo vetëm Ministri i Brendshëm, por edhe Zëdhënësja e Qeverisë dhe ish-ministrja e Arsimit, dolën kundër veprimeve të policisë tek Petro Nini.

Të tre eksponentët e maxhorancës, 2 prej të cilëve anëtarë të rëndësishëm të Kabinetit, e quajtën reagimin të tepruar, u kërkuan ndjesë banorëve dhe hoqën dorë nga mbështetja për vednimin e formës së prerë të Gjykatës, që i jep të drejtë pronarit. Pastaj ndërhyri Erjon veliaj, një anëtar kryesie I SP dhe kryetari i bashkisë së Tiranës. Ai ofroi zgjidhjen, jo që të vihej në vend drejtësia, duke e hetuar vendimin e apelit, por duke i larguar familjet drejt banesave sociale, për t’i hapur rrugë kështu biznesmenit.

Që në parim ndërhyrja e policisë në shërbim të përmbarimit ishte një akt i pajustifikueshëm. Ata po nxirrnin në qiell të hapur 4 familje, për llogari të një biznesmeni, ndërkohë që të dëmtuarit pretendonin për padrejtësi. Por, edhe nëse të dëmtuarit nuk do të kishin të drejtë, policia nuk mund të angazhohej në nxjerrjen nga shtëpia pa asnjë rrugëdalje të 4 familjeve.

Pasi kaluan të gjitha këto, familjarët e fituan betejën e radhës të ndihmuar nga vëmendja e mediave dhe publikut. Qeveria e kuptoi që kishte rrahur fëmijë, kishte terrorrizuar familje në sytë e gjithë shqiptarëve, duke u reshtuar edhe një herë në favor të më të fortit dhe kundër të pambrojturve. Lleshaj, Spiropali dhe Nikolla nxituan të distancohen, sikur të mos kishin pjesë në këtë akt që u dënua nga publiku, por sot, sapo zbardhi dita, sapo vëmendja e publikut u spostua, e kthyen fytyrën e xhelatit ndaj të pambrojturve, pezulluan Blerta Dervishin, punonjësen e policisë, vetëm sepse rezistoi në mbrojtje të shtëpisë.

Nga pamjet që keni parë në Dosja.al duket qartë se si efektivja e policisë, ia heq sëpatën nga dora njërit prej të afërmve të saj, duke evituar kështu një konflikt fizik me pasoja. Por nuk është për këtë arsye që Lleshaj e pezulloi. Ai është pjesë e një qeverie që rreshtohet me të fortët, që përçan çdo rezistencë ndaj prjekteve të biznesit me ose pa kërkesën e qeverisë. Kur dështojnë, i shtyjnë aksionet, trembin protestuesit dhe e rikthejnë projektin. Për ata që dje, pas deklaratave të Lleshajt, Spiropalit dhe Nikollës, menduan se ka mbetur pak shpirt human në trupën qeverisëse, pezullimi I Blertës, ishte përgjigja më e qartë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment