Editorial

Cikloni mesdhetar “Cassilda” do godasë jugun e vendit, Drejtoria e Përgjithshme Detare bën NJOFTIMIN e rëndësishëm

  • Cikloni Mesdhetar do prekë Shqipërinë dhe Greqinë pas mesnate, ç’pritet të ndodhë
  • Mësohet se ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje, ndërsa nuk do të mungojnë as shirat. 
    Featured image of article: Cikloni mesdhetar “Cassilda” do godasë jugun e vendit, Drejtoria e Përgjithshme Detare bën NJOFTIMIN e rëndësishëm Harta

    TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar përkeqësim të motit në zonën e detit Jon, në pjesën veriore të tij për shkak të ciklonit “Cassilda” në Mesdhe. Mësohet se ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje, ndërsa nuk do të mungojnë as shirat.

    Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë dhe që udhëtojnë në destinacion zonën e Detit Jon i Veriut, më konkretisht në zonën e Italisë së Jugut dhe Greqisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit. Siguria juaj prioriteti ynë!,”-thuhet në njoftim. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Njoftim për përkeqësim të motit në zonën e Detit Jon në pjesën veriore të tij!

    Si rezultat i krijimit të një cikloni, me era të fuqishme dhe reshje shiu , nga pasditja e datës 16 shtator 2020 deri më datën 19 shtator 2020 moti në zonën e Detit Jon në veri do të përkeqësohet. Moti i përkeqësuar do të ketë në jug të Italisë do të vazhdojë në drejtim të lindjes më konkretisht në zonën e Greqisë. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 60 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 5.5m dhe perioda 8s. Ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë dhe që udhëtojnë në destinacion zonën e Detit Jon i Veriut, më konkretisht në zonën e Italisë së Jugut dhe Greqisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit. Siguria juaj prioriteti ynë!

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment