Aktualitet

Çiklomotori përplaset me trajlerin në Fushë Krujë-Vorë, dy persona përfundojnë te Trauma

Një aksident automobilistik u regjistrua pasditen e sotme në aksin Fushë-Krujë-Vorë. Dy persona që po udhëtonin me çiklomotor u përplasën nga trajleri mbetën të plagosur. Ata u dërguan me urgjencë te Trauma për të marrë ndihmë mjekësore.
Featured image of article: Çiklomotori përplaset me trajlerin në Fushë Krujë-Vorë, dy persona përfundojnë te Trauma Foto nga vendngjarja

TIRANË -Një aksident automobilistik u regjistrua mesditën e sotme në aksin Fushë-Krujë-Vorë. Mësohet se një çiklomotor u përplas me një trjaler.

Si pasojë e përplasjes, mbetën të plagosur dy personat që udhëtonin në çiklomotor. Ata u dërguan me urgjencë pas aksidentit në spitalin e Traumës dhe tashmë ndodhen  nën kujdesin e mjekëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tyre shëndetësore. Policia ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment