Aktualitet

Çifti që ka dyqan ëmbëlsirash dhe sportelet e postës, zbardhen vatrat e reja në Lezhë, ja ku ka depërtuar Covid-19

Mësohet se mes tyre është një çift bashkëshortësh që kanë një dyqan ëmbëlsirash. Disa prej personave të tjerë të infektuar mësohet se janë punonjës në sportelet e postës.
Featured image of article: Çifti që ka dyqan ëmbëlsirash dhe sportelet e postës, zbardhen vatrat e reja në Lezhë, ja ku ka depërtuar Covid-19 Spitali i Lezhës

LEZHË– Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me 12 rastet e konfirmuara me Covid-19 në Lezhë. Mësohet se mes tyre është një çift bashkëshortësh që kanë një dyqan ëmbëlsirash. Disa prej personave të tjerë të infektuar mësohet se janë punonjës në sportelet e postës.

Që nga fillimi i pandemisë, Lezha numëron 119 persona të infektuar aktivë me Covid-19.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 208. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe tre pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 141 raste të reja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në total, në vendin tonë janë 3057 të infektuar, ndërsa 3552 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116pacientë, 20 pacientë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment