Aktualitet

Çifti nga Tirana përfundojnë me polici në spital, dolën në rrugë bashkë me fëmijën e sëmurë, Klodiana Lala tregon ç’i tha i ati: Me temperaturë 40, patrulla i mbajti tre orë…

Ata janë shprehur se po dërgonin fëmijën e tyre në spital, pasi ishte me 40 gradë celsius temperaturë. Në këtë moment, patrulla e policisë ka marrë çiftin në makinë dhe e ka dërguar në spital, bashkë me fëmijën.
Featured image of article: Çifti nga Tirana përfundojnë me polici në spital, dolën në rrugë bashkë me fëmijën e sëmurë, Klodiana Lala tregon ç’i tha i ati: Me temperaturë 40, patrulla i mbajti tre orë… Foto Ilustruese
Përditësuar:

TIRANË– Një çift në Tiranë është dërguar me urgjëncë në spital, pasi janë pikasur nga policia. Ata janë shprehur se po dërgonin fëmijën e tyre në spital, pasi ishte me 40 gradë celsius temperaturë. Në këtë moment, patrulla e policisë ka marrë çiftin në makinë dhe e ka dërguar në spital, bashkë me fëmijën.

Lajmin e bëri me dije gazetarja Klodiana Lala, e cila shtoi se makina e çiftin ishte bllokuar për rreth tre orë nga policia.

Babai i fëmijës më tha që e kishte fëmijën në gjendje kritike dhe se ambulanca nuk i ishte përgjgjur,”– shton Lala.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(f.m/dosja.al)

Shto Koment