Showbiz

Çifti më i ëmbël i Hollywood-it bëhet me fëmijë, Lady Gaga në pritje të ëmbël me Bradley Cooper

Çifti që është kthyer në sensasion që prej “A star is born”, sipas mediave amerikane është në pritje të një bebeje.
Featured image of article: Çifti më i ëmbël i Hollywood-it bëhet me fëmijë, Lady Gaga në pritje të ëmbël me Bradley Cooper Lady Gaga dhe Bradley Cooper

Këngëtarja e njohur Lady Gaga dhe partneri i saj Bradley Cooper do të bëhen prindër. Çifti që është kthyer në sensasion që prej “A star is born”, sipas mediave amerikane është në pritje të një bebeje.

“Të gjithë thonë se Lady Gaga është shtatzënë dhe se po fsheh një bark të rrumbullakosur”, thotë një burim për revistën amerikane “In Touch”.

Dyshja mohon të gjithë zërat se ata janë bashkë, por mediat dhe rrjetet sociale nuk kanë pushuar që pas faktit se të dy i kanë dhënë fund lidhjeve të tyre të gjata, pas përfundimit të Oscar, ku çifti shkëlqeu krah njëri –tjetrit.

Zërat sa shkon dhe shtohen, tesa të dy do të kthehen bashkë në xhirimet e “Guardians of dhe Galaxy”, vëllimi i 3.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment