Sport

Çifti Mbappe-Haaland “los blancos”, ëndrra e presidentit Florentino Perez

Sipas 'Cuatro' dhe 'Cadena Ser', fenomeni francez tashmë i ka komunikuar vendimin e tij klubit, me të cilin ai ka një kontratë që skadon në vitin 2022
Featured image of article: Çifti Mbappe-Haaland “los blancos”, ëndrra e presidentit Florentino Perez

SPANJE – “Rinovimi i Mbappé dhe Neymar? Së shpejti do të ketë lajme që do të na bëjnë të lumtur”,- ka deklaruar drejtori i Paris SG, braziliani Leonardo pas fitores kundër Bayern në Mynih në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League, ku talenti 22-vjeçar francez realizoi një dopiedë. Megjithatë në Spanjë ata janë të sigurt për të kundërtën: sipas ‘Cuatro’ dhe ‘Cadena Ser’, Kylian Mbappé tashmë ka informuar PSG-në se ai nuk do të rinovojë kontratën që skadon më 30 qershor 2022.

Deri më tani Mbappé dhe këshilltarët e tij kanë refuzuar çdo rinovim të kontratës të propozuar nga Leonardo. Sipas mediave spanjolle, vendimi për të mos vazhduar me klubin kampion francez ka ardhur, pasi ylli francez kërkon të provojë forcat e tij në liga më konkurruese. Tani topi shkon te Paris SG, i cili do të duhet të vendosë nëse do ta shesë, ose ta detyrojë atë të respektojë kontratën dhe ta humbasë atë falas vitin e ardhshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Real Madrid ka qenë në gjurmët e fenomenit francez për disa kohë, duke synuar ta bëjë yllin e ri, trashëgimtarin natyror të Cristiano Ronaldo. Endërra jo shumë e fshehur e presidentit Florentino Perez është të formojë një çift sulmuesish të jashtëzakonshëm në vitet e ardhshme me Kylian Mbappé dhe sulmuesin norvegjez Erling Haaland.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment