Aktualitet

Del FOTOJA/ Ky është çifti që u plagos në Allias, grabitësit me maska zbrazën plumbat pasi u pikasën

Petrit dhe Aferdita Laze, prindër të dy fëmijëve tentuan të mbronin pronën e tyre, por gjatë përleshjes, grabitësit i kanë qëlluar me armë zjarri. Ata kanë mundur të largohen bashkë me një shumë parash që morën në vilë.
Featured image of article: Del FOTOJA/ Ky është çifti që u plagos në Allias, grabitësit me maska zbrazën plumbat pasi u pikasën Petrit dhe Aferdita Laze
Përditësuar:

TIRANË– Dy personat që shikoni në foto janë Petrit dhe Aferdita Laze, çifti I bashkëshortëve që mbetën të plagosur mrbëmjen e sotme në Allias, në rrugën “Njazi Meka”. Dosja.al ka siguruar foton e çfitit, të cilët duke mbrojtur pronën e tyre u sulmuan me armë nga dy persona të maskuar.

Petrit dhe Aferdita Laze

Çifti i bashkëshortëve, pronarë të një furre buke në Allias e një tjetre në Astir, kanë pikasur dy persona të maskuar, të cilët mbrëmjen e sotme u futën n vilën e familjes Laze për t’i grabitur. Petrit dhe Aferdita Laze, prindër të dy fëmijëve tentuan të mbronin pronën e tyre, por gjatë përleshjes, grabitësit i kanë qëlluar me armë zjarri. Ata kanë mundur të largohen bashkë me një shumë parash që morën në vilë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjendja e të plagosurve është e rëndë, pasi burri, i cili mësohet se është rreth 60 vjeç, ka marrë një plagë të rëndë në zonën e barkut, ndërsa Afërdita është plagosur në këmbë. Policia e Shtetit dhe ekipe të repartit “Shqiponja“ kanë ngritur pika të shumta kontrolli, për të kapur autorët. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment