Sport

Ciao koronavirus! Një tjetër kampionat i madh europian rikthehet në aksion!

3 qershori është data që ka propozuar dhe Federata Shqiptare e Futbollit për të bërë të mundur rikthimin e futbollit
Featured image of article: Ciao koronavirus! Një tjetër kampionat i madh europian rikthehet në aksion! Foto ilustruese

Normaliteti në futboll javë pas jave po kthehet aty ku ishte. Koronavirusi vazhdon kudo nëpër botë, por jo me ritmet e mëparshme.

Kështu, pas kampionatit gjerman, anglez dhe atij italian, edhe kampionati portugez e ka një datë rikthimi. Pas pauzës së gjatë për shkak të COVID-19, Portugalia ka vendosur që kampionati të rikthehet më 3 qershor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

3 qershori është data që ka propozuar dhe Federata Shqiptare e Futbollit për të bërë të mundur rikthimin e futbollit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka dhënë miratimin e saj, gjithsesi.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment