Politike

Austria mbështet hapjen e negociatave, ambasadori Christian Steiner: Në Samitin e Zagrebit shpresojmë për një përgjigje pozitive

Ambasadori i Austrisë Christian Steiner u shpreh se vendi i tij do ta mbështesë gjithmonë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së.
Featured image of article: Austria mbështet hapjen e negociatave, ambasadori Christian Steiner: Në Samitin e Zagrebit shpresojmë për një përgjigje pozitive Christian Steiner

SHKODËR– Ambasadori i Austrisë Christian Steiner ka mbështetur hapjen e negociatave për Shqipërinë ndërsa thotë se shpreson që në Samitin e Zagrebit, Shqipëria të marrë një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave.

Në prononcimin e tij për mediat vendase, Steiner u shpreh se vendi i tij do ta mbështesë gjithmonë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së.

Shpresojmë për më të mirën, dhe vendimi për hapjen e negociatave të ndodh shumë shpejt. Një aspekt shumë i rëndësishëm është mbështetja që jep Austria në procesin e integrimeve europiane të Shqipërisë dhe shpresojmë që të kemi nisjen e hapjes së negociatave për anëtarësim sa më shpejt. Për ne është shumë i rëndësishëm është edhe aspeki i Sigurisë dhe Bashkëpunimit të Europë, ku këtë vit Shqipëria ka marrë edhe kryesimin e OSBE-së që është një hap shumë i rëndësishëm dhe po bënë një punë të mirë”, tha ambasadori.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Steiner ndodhej në Shkodër gjatë kumtesës të organizuar nga Ambasada Austriake në Shqipëri dhe qendra Arka në Shkodër “Qëllime dhe kufizime, shanse dhe rreziqe të proçesit të transformimit në Ballkan” e mbajtur nga Paul Lendvai, i njohur si një nga gazetarët më antikomuniste në Europë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment