Sport

Chelsea humb mundësinë e artë, West Ham fiton në frymën e fundit!

Ky triumf fantastik i ndihmon “Hammers” t’i largohen zonës së ftohtë të renditjes, ndërsa skuadra e Lampard ka shpërdoruar një mundësi për t’u ngjitur në vendin e tretë të renditjes
Featured image of article: Chelsea humb mundësinë e artë, West Ham fiton në frymën e fundit! Willian duke gjuajtur 11-m

E pabesueshme! West Ham sot fitoi 3-2 kundër Chelsea-t në javën e 32-të të kampionatit anglez.

Ky triumf fantastik i ndihmon “Hammers” t’i largohen zonës së ftohtë të renditjes, ndërsa skuadra e Lampard ka shpërdoruar një mundësi për t’u ngjitur në vendin e tretë të renditjes.

Ka qenë një fitore me përmbysje për vendasit, që kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 34-t, por goli i Soucek është anuluar nga VAR nga një pozicion jashtë loje milimetrik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Willian ka kaluar në avantazh miqtë në të 42′ me penallti, por West Ham është kundërpërgjigjur duke barazuar ndeshjen në fundin e pjesës së parë me Soucek. Antonio ka përmbysur rezultatin në minutën e 51-të, por Willian ka çuar shifrat në 2-2. Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, Yarmolenko ka realizuar golin e fitores për West Ham.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment