Sport

Chelsea firmos me një shqiptar, Lampard ka një “xhol” për sulmin e “Bluve”

"Shumë i lumtur që kam firmosur kontratën time. Falenderoj prindërit dhe të afërmit për mbështetjen e përhershme. Nuk do të isha këtu pa ndihmën e tyre"
Featured image of article: Chelsea firmos me një shqiptar, Lampard ka një “xhol” për sulmin e “Bluve” Armando Broja

Chelsea sot na ka dhënë një lajm të mirë. Sulmuesi shqiptar Armando Broja ka firmosur me jo pak bujë kontratën e parë profesioniste me klubin londinez.

Pas eksperiencave me ekipet e Chelsea U-19, U-21 dhe U-23, sulmuesi 18-vjeçar i kombëtares shqiptare është më afër se kurrë debutimit me ekipin e parë. Ai ka konfirmuar me një postim në Instagram se ka firmosur si profesionist me gjigantët e Anglisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Shumë i lumtur që kam firmosur kontratën time. Falenderoj prindërit dhe të afërmit për mbështetjen e përhershme. Nuk do të isha këtu pa ndihmën e tyre”, është shprehur Broja.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment