LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ç’hata që na bëri Zoti, na mbyti në dete loti”/ Mesazhi rrëqethës i kolegëve për mjekun Drini Dobi, përlotin rrj

18 Dhjetor 2020, 20:25 Nga DOSJA
“Ç’hata që na bëri Zoti, na mbyti në dete

TIRANË– Kolegët e mjekut të njohur të QSUT-së, Drini Dobi kanë pritur sot në aeroportin e Rinasit, trupin e pajetë të neurologut që u nis nga Italia, ku edhe kishte shkuar për t’u mjekuar. Për mjekun që humbi betejën me virusin e rrezikshëm COVID-19, kolegët i kanë dedikuar një mesazh, duke përlotur rrjetin e fjalët e tyre.

Krenari ! Krenari e një Shqipërie të tërë, krenaria e Gjirokastës tënde! I ule kryet kalasë, e përlote dhe kalldrëmet nga ku linde ,o i papërsëritshmi Drini Dobi. I dashuri, i miri, i ëmbli Drin i bashkëqytetarëve të tu. Ashtu si njerëzit edhe qyteti i zemrës, e ndjeu humbjen e djalit të saj. Mjegull e errët zbriti në qytet atë natë … Është i dhimbshëm fakti që humbëm një hero. Ëngjëlli me mantelin e bardhë është ngjitur për të pushuar në paqe, në parajëen e tij të përjetshme. Tani jemi të sigurtë që ka dhe një “Zot “tjetër atje lartë. Dr.Drini na dha një mësim të gjithëve se si mund të behesh “Zot “dhe nuk vdes kurrë,”-shkruhet ndër të tjera në mesazhin e tyre. 

Mesazhi i plotë i kolegëve të Drini Dobit:

Kjo figurë e mjekësisë shqiptare dhe ikonë e bluzës së bardhë, lindi më 27 janar të vitit 1969, në qytetin e gurtë të Gjirokastrës. U rrit në një familje punëtore me pasuri të mëdha kulturash, traditash e virtytesh. Familja për të cilën cdo gjirokastrit shfaq një rrespekt të vecantë sa herë që përmendet. Ka kryer studimet parauniversitare në qytetin e lindjes, pranë gjimnazit “Asim Zeneli”.

Mes shumë e shumë intelektualëve të formuar në këtë gjimnaz, njëri prej tyre ishte edhe nxënësi ekselent, Drini Dobi. Prova dhe fakti se edhe një vend i vogël si i yni mund të nxjerrë njerëz të mëdhenj, është vetë ai.

Gjatë periudhës kohore 1987 – 1992, ka kryer studimet e larta në degën “Mjekësi e Përgjithshme. Dr.Dobi, u specializua në Shërbimin e Neurologjisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në vitin 1998.

Plotësoi arsimimin e tij prej vitit 2003-2004, në masterin “Rehabilitimi fizik në Semundjen e Parkisonit”, duke vijuar më 2011 me titullin Ph.D pranë Departamentit të Neuroshkencave të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës.

Doktor Drini nisi misionin e tij si mjek i përgjithshëm pranë spitalit “Omer NISHANI” në Gjirokastër, për të vazhduar më tej si mjek neurolog pranë Sherbimit të Neurologjisë së Q.S.U.T.

Me meritat më të plota dhe virtytet e rralla që ky njeri përfaqësonte, në vitin 2006 mori titullin e nderuar të “Pedagogut” në Fakultetet e Mjekësisë dhe Infermjerisë.

Ishte jo vetem prind, mik e doktor i rrallë, por mbi të gjitha një nismëtar i diturive të reja të cilat me dëshirën dhe vullnetin më të madh ua transmetonte brezave të ardhshëm.

Një njeri i madh, i cili pas cdo sacrifice, fillonte një të re gjithmonë në shërbim të mjekësisë,pacientëve dhe dijeve. Përpjekjet e tij per ti ardhur gjithmonë në ndihmë njerëzve nuk reshtën kurrë.

Gjatë një periudhe kohore të gjatë prej vitit 1998 – 2011 arritjet e tij kaluan edhe kufijtë e Shqipërisë. E kush më denjësisht se Dr.Dobi mund të na përfaqësonte në konferencat dhe kongreset kombëtare e ato ndërkombëtare?

Amerikë, Itali, Greqi, Austri, Hong Kong, Turqi, Angli, Republikën Ceke, Kanada, Belgjikë, Gjermani, Francë e Kroaci ishin disa nga shtetet ku Drini la gjurmët e tij në fushën e neuroshkencave duke u anëtaresuar si nje specialist pranë:

-Federatës Botërore të Neurorehabilitimit.
– Panelit të Neurorehabilitimit të Federatës Europiane të Neurologjisë.
– Panelit të Neurotoksikologjisë së Federatës Europiane të Neurologjisë.
– Shoqatës Ndërkombëtare të Çregullimeve të Lëvizjes.
– Akademisë Amerikane të Neurologjisë.

DRINI DOBIT I THERRASIM:
O simbol i sakrificës! Simboli i humanizmit! Simboli i BLUZËS SË BARDHË! Morëm lajmin e hidhur “Drini na la”! Një ikonë e shekullit ku po jetojmë, na la. Na le të gjithëve të kapluar në dëshperim, ashtu sic ti asnjëherë asnjë, nuk doje të shihje. Përse o Drini Dobi, përse? Doktor Drini, më degjoni? Jam një prej pacientëve tuaj, njëri prej atyre njerëzve te thjeshtë të cilit i riktheve forcën, mendjen dhe shpresën. Ti shërove shumë plagë, por plagën e largimit tënd kush do të na e mbylli doktor? Profesor! Jemi ne studentet e tu… Profesori që për gjithë këto vite, me dashamirësinë dhe perkushtimin e tij, mbushi cdo sallë auditori me dije dhe heroizma. Patëm nderin e madh të kishim perballë “Hipokratin” që u shndërrua në idhull për këdo nga ne, për këdo që mësoi prej tij.

E sidomos për ne, specializantët, bashkëudhëtarët e tij qe e mbyllnim ditën cdo herë e më të formuar e kjo vetëm prej liderit tonë. Pavioni të cilit i kushtove jetën tashmë do te mbetet gjithmonë i paplotësuar. Këshillat e tua do i zbatojmë akoma edhe më fortë, tani që nuk je më aty perditë mes nesh doktor. Ti ike, por kokën mbrapa mos e lej për asnjë pacient, ne jemi këtu per të të nderuar përjetë!!! O vëlla, o kolegu ynë! Nuk na ka ikur vetëm një mjek, një bluzë e bardhë. Nuk iku thjesht një koleg, por na iku një EMBLEMË e mjekësisë shqiptare. Zoti mori prej mesit tonë, MISIONARIN e rrallë te këtij vendi, MISIONARIN që jetoi për mjekesinë dhe pacientët e tij.

Krenari ! Krenari e një Shqipërie të tërë, krenaria e Gjirokastës tënde! I ule kryet kalasë, e përlote dhe kalldrëmet nga ku linde ,o i papërsëritshmi Drini Dobi. I dashuri, i miri, i ëmbli Drin i bashkëqytetarëve të tu. Ashtu si njerëzit edhe qyteti i zemrës, e ndjeu humbjen e djalit të saj. Mjegull e errët zbriti në qytet atë natë … Është i dhimbshëm fakti që humbëm një hero. Ëngjëlli me mantelin e bardhë është ngjitur për të pushuar në paqe, në parajëen e tij të përjetshme. Tani jemi të sigurtë që ka dhe një “Zot “tjetër atje lartë. Dr.Drini na dha një mësim të gjithëve se si mund të behesh “Zot “dhe nuk vdes kurrë.

Ike Drini Dobi ike,
si yll i bukur u fike …
Ç’hata që na bëri Zoti
na mbyti në dete loti!

Po ti ke një emër lumi,
si i zë lumenjtë gjumi?!
Ata rrjedhin pa pushuar,
në çdo orë janë zgjuar!

Ndaj dhe ti o zemërartë
zgjuar na shikon nga lartë,
buzëqeshur si gjithmonë,
O Vigan i kohës sonë!

Mos na thuaj se ke ikur,
mos na thuaj se je fikur.
Sa të ketë Bota jetë,
Drinin këtu do ta ketë!

PREJ PROFESIONALIZMIT, SAKRIFICËS, HUMANIZMIT DHE MBËSHTETJES E INVESTIMIT QË DR.DRINI DOBI I KUSHTOI, KY PAVION MERITON TE GDHENDET ME KËTË EMËR TË MADH ! I PAHARRUAR DRINI DOBI!

51-vjeçari Dobi rezultoi pozitiv me COVID-19 më 22 nëntor por me kalimin e kohës, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe u vendos që të nisej për në Itali. Për të mundësuar kurimin e tij, në rrjetet sociale u iniciua fushatë për financimin e kostove të spitalit në Itali. Megjithatë pavarësisht përpjekjeve gjendja e tij nuk u përmirësua. Drini Dobi ka qenë mjek neurolog në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, prej më tepër se dy dekadash.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drini dobi drini dobi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni