Showbiz

Pozon nudo në Instagram, Channing Tatum ‘krenar’ pasi humbi lojën me Jessie J

Loja e famshme e çiftit të famshëm, humbësi detyrohet të publikojë një foto nudo dhe Channing Tatum nuk e mendoi dy herë.
Featured image of article: Pozon nudo në Instagram, Channing Tatum ‘krenar’ pasi humbi lojën me Jessie J Jessie J dhe Channing Tatum.

Nudo nga dushi ishte kjo fotoja e fundit që ngatërroi gjithë rrjetin nga profili i Channing Tatum. Mesa duket ai qenka shumë i dhënë pas këngëtares, Jessie J dhe pranon gjithçka ajo i kërkon.

Këtë herë ata kanë luajtur me baste, kush do të humbas do të zhvishej para aparatit dhe këtë foto do e shpërndante me gjithë ndjekësitë e tij. Channing Tatum tepër krenar u shfaq pa asnjë kompleks para aparatit dhe shpërndau foton duke ‘çmendur’ gjithë rrjetin.

“Humba një lojë me Jessica Cornish. Humbësi, pra unë, detyrohej të postonte një foto që personi tjetër do zgjidhte. Kurrë nuk do të luaj më me të”,-tha Channing Tatum.

Postimi i Channing Tatum në Instagram.

L.K/Dosja.al

Shto Koment