Sport

Champions League/ Hipoteza e fundit, finale me tetë skuadra në Lisbonë

Gjermania ishte hipoteza e mundshme por sipas El Mundo Deportivo, propozimi i fundit në tryezë është vendosur ai i Lisbonës si vendi i finales
Featured image of article: Champions League/ Hipoteza e fundit, finale me tetë skuadra në Lisbonë Stadiumi Da Luz

NYON-Do të vendoset në 17 qershor, me ekzekutivin e planifikuar nga UEFA, por formula e Champions në ditët e kaluara, la të kuptohet se çdo skenar është i hapur, po kalon drejt hipotezës së fundit: një finale me tetë skuadra që do të luhet e tëra në Lisbonë. Ditët e fundit Neë York Times e kishte parashikuar qëllimin e Stambollit për të hequr dorë nga finalja, duke marrë parasysh që data 29 gusht ende përfshin dyert e mbyllura – Uefa nuk ka konfirmuar, por as mohuar dhe e nxitur nga klubet europiane ka vazhduar punën në kërkim të zgjidhjes për kupat europiane të pezulluara.

Gjermania ishte hipoteza e mundshme por sipas El Mundo Deportivo, propozimi i fundit në tryezë është vendosur ai i Lisbonës si vendi i finales, me një mini-turne të stilit botëror për klube: të përcaktohet nëse fillon nga çerekfinalja ose gjysmëfinalja. Stadiumi është ai i Da Luz, me Jose’ Alvalade në mbështetje në rast të finaleve me katër ose tetë skuadra. Shumë klube të rëndësishme, nënvizon Mundo Deportivo, nxisin Eca-n të kërkojë një përshpejtim në datën 22 gusht të finales, për të mos u ngatërruar me fillimin e sezonit të ardhshëm të kampionateve të fiksuar për në mesin e shtatorit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pengesa vjen nga tv, që nuk e shohin me sy të mirë nga pikëpamja komerciale një miniturne të përqendruar në disa ditë. Mynihu e Ëanda Metropolitano e Madridit janë alternativat e tjera që diskutohen për të zhvilluar finalen.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment