Sport

Çfarë po ndodh me Sadikun? Sërish ndryshim skuadre, tashmë në kampionatin italian!

Sulmuesi kuqezi ende nuk po arrin të gjejë ritmin dhe veten në këto muajt e fundit në kampionatin turk, vetëm një ndeshje dhe asnjë gol
Featured image of article: Çfarë po ndodh me Sadikun? Sërish ndryshim skuadre, tashmë në kampionatin italian!
Përditësuar:

TURQI – Duket se e ndjek fati i keq sulmuesin e kombëtares kuqezi, Armando Sadiku. Ai nuk ka mundur të tregojë vlerat e tij në pjesën e parë të këtij sezoni. Pritet që kjo merkato e dimrit të sjellë sërish ndryshim skuadre për të edhe pse është nën kontratë.

Armando Sadiku, nga Malaga kaloi te Erzurumspor këtë verë dhe një dëmtim e penalizoi në fillim. Më pas nuk mori minuta dhe ende është në kërkim të golit të parë në kampionatin turk. Deri më tani Sadiku ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar dhe përfaqësuesit e tij kanë nisur të shohin për ndonjë opsion.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Itali ka nisur të lakohet emri i sulmuesit shqiptar dhe bëhet fjalë për klubin e Serie B, Kozenca. Këta të fundit e kanë në listën e objektivave Sadikun, i cili në të shkuarën është përfolur edhe për të luajtur në Serie A. Kjo ndodhi pas Euro 2016.
B.T (Dosja.al)

Shto Koment