KRYESORET
Bota

Çfarë sanksionesh mund të vënë Shtetet e Bashkuara ndaj Putinit?

25 Janar 2022, 19:24 Nga DOSJA
Çfarë sanksionesh mund të vënë Shtetet e Bashkuara

SHBA– Ndërprerja e qasjes së Rusisë tek dollari amerikan dhe bankat ndërkombëtare janë pasojat me të cilat Putini mund të ndeshet nëse e sulmon Ukrainën. Ndëshkimet financiare që po shqyrtohen, nëse Rusia pushton Ukrainën, variojnë nga ato gjithëpërfshirëse deri tek ato personale për presidentin Vladimir Putin, nga ndërprerja e qasjes tek dollari amerikanë dhe bankat ndërkombëtare e deri tek vendosja e sanksioneve ndaj një ish-gjimnasteje olimpike që mendohet të jetë e dashura e Putinit.

Publikisht, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë kanë premtuar se do ta godasin financiarisht Rusinë si kurrë më parë, nëse Putini fut ushtrinë e tij në Ukrainë. Megjithatë, udhëheqësit perëndimorë kanë dhënë hollësi të pakta për publikun, duke argumentuar se është më mirë që Putini të përpiqet të mendoj vetë për pasojat me të cilat mund të përballet.

Disa javë pas fillimit të negociatave, nuk është e qartë nëse amerikanët kanë arritur një konsensus me Evropën mbi llojin e sanksioneve dhe mënyrën se si duhet ndëshkuar Rusia. Disa nga veprimet që po shqyrtohen janë të natyrës financiare.

GODITJA E SHPEJTË

Për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë, heqja e Rusisë nga sistemi financiar SWIFT, i cili mundëson transferimin e parave mes bankave anembanë globit, do të ishte një nga hapat më të ashpër financiarë që mund të merren, duke dëmtuar ekonominë e Rusisë menjëherë dhe në aspektin afatgjatë. Masa mund ta përjashtojë Rusinë nga shumica e transaksioneve financiare ndërkombëtare, duke përfshirë fitimet ndërkombëtare nga prodhimi i naftës dhe gazit, të cilat përbëjnë më shumë se 40% të totalit të të ardhurave të vendit.

Aleatët në të dyja anët e Atlantikut e konsideruan këtë alternativë edhe në vitin 2014, kur Rusia pushtoi dhe aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë dhe mbështeti forcat separatiste në Ukrainën lindore. Rusia deklaroi atëherë se përjashtimi i saj nga sistemi financiar SWIFT do të ishte ekuivalent me një vendim për t’i shpall asaj luftë. Aleatët, të cilët që nga ajo kohë u kritikuan për reagim shumë të dobët ndaj agresionit të Rusisë në vitin 2014, hoqën dorë nga kjo ide.

Qysh atëherë Rusia është përpjekur të zhvillojë sistemin e saj të transfertave financiare, me sukses të kufizuar. Shtetet e Bashkuara kanë arritur më parë të bindin sistemin SWIFT që të përjashtojë një vend, Iranin, për shkak të programit të tij bërthamor. Por përjashtimi i Rusisë nga sistemi SWIFT do të dëmtonte gjithashtu ekonomitë e tjera, duke përfshirë edhe atë të Shteteve të Bashkuara dhe aleatit të saj kryesor, Gjermaninë. Ligjvënësit amerikanë thanë javën e kaluar se administrata e Presidentit Biden është ende duke analizuar pasojat negative të këtij veprimi. Ministrja e jashtme e Gjermaninë, Annalena Baerbock, kur u pyet nga gazetarët në lidhje me mundësinë e përjashtimit të Rusisë nga sistemi SWIFT, shprehu dyshime për efektshmërinë e një veprimi të tillë.

“Shkopi më i fortë nuk është gjithmonë arma më inteligjente”, tha zonja Baerbock.

NDËRPRERJA E QASJES TEK DOLLARI

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë një nga armët më të fuqishme financiare për të përdorur kundër Putinit nëse ai e pushton Ukrainën, atë të bllokimi të qasjes së Rusisë tek dollari amerikan. Dollari ende dominon transaksionet financiare në mbarë botën, transaksionet ditore arrijnë në triliona dollarë. Transaksionet në dollarë amerikanë përfundimisht miratohen përmes Rezervës Federale ose institucioneve financiare amerikane. Kjo do t’ia vështirësonte Putinit qasjen në sistemin financiar të Shteteve të Bashkuara, duke eliminuar mundësinë për të bërë pagesat në dollarë.

Presidenti Biden u ka thënë gazetarëve se heqja e aftësisë së Rusisë dhe rusëve për të bërë transaksione me dollarë amerikanë është një nga opsionet që Shtetet e Bashkuara janë duke shqyrtuar. Ndryshe nga përjashtimi nga sistemi SWIFT dhe masat e tjera financiare, ndërpreja e qasjes tek dollari është një masë që Shtetet e Bashkuara mund ta bëjnë të vetme. Shumë rusë dhe kompani ruse do të pengoheshin në kryerjen madje edhe të transaksioneve më rutinë, si listat e pagave ose blerja e gjërave, sepse nuk do të kishin qasje në sistemin bankar të Shtetevet të Bashkuara.

KONTROLLET MBI EKSPORTIN

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së kontrolleve ndaj eksportit, duke ia hequr Rusisë qasjen tek teknologjia dhe programet e sofistikuara që ndihmojnë trafikun e avionëve luftarakë, atë të pasagjerëve, tabletave, video-lojrat dhe televizorët e sofistikuar. Kjo mund të përfshijë futjen e Rusisë në grupin më kufizues të vendeve për qëllime të kontrollit të eksportit, duke e radhitur atë me Kubën, Iranin, Korenë e Veriut dhe Sirinë, thanë zyrtarët. Sanksione të tilla mund të vënë në shënjestër edhe industritë kritike ruse, duke përfshirë sektorët e saj të mbrojtjes dhe të aviacionit civil, gjë që do të godiste ambicjet e teknologjisë së lartë të Rusisë, si inteligjenca artificiale dhe informatikën kuantike.

TREGU I AKSIONEVE

Administrata e Presidenti Biden kufizoi aftësinë e Rusisë për të marrë hua duke i ndaluar institucionet financiare amerikane të blejnë bono thesari të qeverisë ruse drejtpërdrejt nga institucionet shtetërore vitin e kaluar. Por sanksionet nuk goditën tregun dytësor, duke e lënë këtë si një hap të mundshëm të ardhshëm.

GAZSJELLËSI NORDSTREAM 2

Republikanët dhe demokratët në Kongres luftuan për vite me radhë kundër zgjerimit të gazsjellësit të ri rus Nord Stream 2 drejt Gjermanisë, duke argumentuar se ai do ta ndihmonte Rusinë të përdorte kontrollin e furnizimit me gaz si një mjet për të arritur synimet e politikës së saj në Evropë. Projektligjet rivale në Kongres do të vendosnin sanksione ndaj operatorëve të gazsjellësit. Republikanët duan të vendosin sanksionet menjëherë, por demokratët thonë se kjo duhet bërë vetëm nëse Rusia e sulmon Ukrainën. Administrata e Presidentit Biden më parë ka hezituar të vendosë sanksione të këtij niveli për të shmangur përplasjen me Gjermaninë aleate. Zyrtarët gjermanë thonë se bllokimi i funksionimit të gazsjellësit nëse Rusia hyn në Ukrainë mund të jetë një alternativë nëse Rusia e pushton Ukrainën, por ata nuk kanë dhënë hollësi të tjera për këtë në komentet e tyre publike.

OLIGARKËT DHE E DASHURA E PUTINIT

Një nga taktikat më të përdorura të sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara është vendosja e sanksioneve ndaj rrethit të ngushtë të udhëheqësve, familjeve dhe qarqeve ushtarake dhe civile. Putini, miqtë dhe familja e tij mund të përballen gjithashtu me këtë taktikë, së bashku me oligarkët e fuqishëm të biznesit në Rusi dhe bankat e tyre.

Projekt-ligji gjithëpërfshirës i propozuar nga ligjvënësi republikan i Indianës, Jim Banks, i përkrahur nga gati 40 ligjvënës të tjerë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, do të fillonte me vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë edhe përpara një sulmi tjetër rus ndaj Ukrainës, duke përfshirë përjashtimin nga sistemi financiar SWIFT dhe sanksionet që lidhne me gazjellësin Nord Stream 2.

Masat e parashikuara në projekt-ligjin republikan përfshijnë vendosjen e sanksioneve ndaj më shumë zyrtarëve të lartë të Rusisë, familjes së presidentit rus dhe një grua që njoftohet se ka lidhje romantike me zotin Putin, Alina Kabaeva, e cila fitoi medaljen e artë në gjimnastikë në lojrat olimpike të vitit 2004.

Marrë nga VOA 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

'Ka rrjedhje të sekretit hetimor?' Kraja-Majkos: Për non-gratat s'përgjigjem

Komisioni/ Kraja: Me paratë e konfiskuara kemi ngritur laboratorë eksperimentale

'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha thirrje BE: Na hapni negociatat! Nuk e meritojmë, por po s'ndodhi sjell trazira në rajon

'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

'Ballkani i Hapur'/ Charles Michel: E mbështes, uroj që të gjithë t'i bashkohen nismës

'Ndryshojmë kursin'/ Rama: Nëse Bullgaria s'hap rrugë, do i shpëtojmë kthetrave të tyre

Integrimi/ Pse duhet mbajtur peng Shqipëria? Michel: Duhen zgjidhur konfliktet, ju mbështes

Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Aksioni i SPAK, Berisha: U dekonspirua, Edi Rama u shqetësua, dha mesazh tek bandat

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Do jemi më të kujdesshëm, do analizojmë çmimet

Autori i vë zjarrin furgonit të policit në Shkodër, i maskuar si grua

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?