Politike

“Çfarë roli do kishte Meta?”, Basha flet për marrëveshjen e fshehtë të propozuar nga Rama: Pazar kërkoi, por pazar nuk mori

VIDEO
Basha është pyetur se çfarë roli do të kishte Presidenti meta në këtë pazar ai ka thënë se pyetja është hipotetike, pasi pazari i kërkuar nga Kryeminsitri është rrëzuar.
Featured image of article: “Çfarë roli do kishte Meta?”, Basha flet për marrëveshjen e fshehtë të propozuar nga Rama: Pazar kërkoi, por pazar nuk mori Lulzim Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbuluar sot një marrëveshje të fshehtë që i është propozuar nga Edi Rama, por që ai nuk e pranuar pasi e quan një pazar të pistë.

Në një konferencë për mediat, Basha është pyetur se çfarë roli do të kishte Presidenti meta në këtë pazar ai ka thënë se pyetja është hipotetike, pasi pazari i kërkuar nga Kryeminsitri është rrëzuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pyetja është hipotetike! Pazar kërkoi por pazar nuk mori e nuk do të marrë kurrë”, deklaroi ndër të tjera Basha.

Këto deklarata Basha i ka bërë gjatë konferencës me gazetarët. Kreu i PD u shpreh se Rama ka grisur në esencë marrëveshjen e 5 qershorit të arritur në KP. Sipas Bashës, Rama s’do listat e hapura, por vetëm ndalimin e koalicioneve pasi është i tmerruar nga humbja në zgjedhje. Numri 1 i opozitës shtoi se për lsitat e hapura duhet të vendosin qytetarët, e tregoi dhe një ‘pazar’ që i kishte ofruar Rama përgjatë vitit 2020. Sipas kreut të PS, Rama i kishte propozuar postin e Kryeministrit e vetë të bëhej President.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment