Bota

Çfarë po planifikon Kina?! Shtëpitë amerikane mbushen nga mijëra pako me fara kineze, alarmohen autoritetet: Mos i hapni…

Mediat kanë raportuar se të gjitha pakot vijnë nga Kina dhe kjo gjë i ka shqetësuar autoritete pasi mes SHBA-së dhe Kinës kohët e fundit marrëdhëniet janë përkeqësuar.
Featured image of article: Çfarë po planifikon Kina?! Shtëpitë amerikane mbushen nga mijëra pako me fara kineze, alarmohen autoritetet: Mos i hapni… Pakot me fara kineze

SHBA- Një ngjarje tejet absurde SHBA ku në mijëra shtëpi të amerikanëve, të Nju Jorku të Los Angeles, të Teksasit të Floridës që prej disa javësh po shkojnë pako që në mabalazhin e tyre deklarojnë, pajisje nga më të ndryshmet, por që kanë të gjitha një përmbajtje. E pikërisht  kjo pako është një qese me fara që nuk ishin parë kurrë më parë.

Mediat kanë raportuar se të gjitha pakot vijnë nga Kina dhe kjo gjë i ka shqetësuar autoritete pasi mes SHBA-së dhe Kinës kohët e fundit marrëdhëniet janë përkeqësuar.

Origjina aziatike ka vënë disi në alarm autoritetet amerikane, që duan të shohin qartë në këtë mister, i cili fillimisht u kategorizua thjesht si një shaka.

Pakot me fara kineze

Por pako të ngjashme kanë filluar të dërgohen në të gjitha 50 shtetet amerikane, me kosto të mëdha për dërguesin anonim, dhe sipas Ministrisë së Bujqësisë amerikane  gjasat janë që dërgesat të bëjnë pjesë në një skeme mashtrimi ku pakove i bëhet më pas një vlerësim fiktiv nga shitësi, për të përshpejtuar shitjet reale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithsesi, prejardhja kineze ka detyruar autoritetet në Uashington dhe në shtetet federale të paralajmërojnë marrësit që mos hapin në asnjë mënyrë qeset me fara, dhe as të tentojnë t’i mbjellin, sepse jo vetëm mund të shkatërrojnë biodiversitetin e zonës,  por mund të jenë edhe potencialisht toksikë.

Sidoqoftë, si shpesh herë në këto raste, sidomos kur përfshihet Kina, ka filluar një far psikoze në SHBA, dhe rreth 500 sinjalizime pakosh janë regjistruar vetëm në qytetin e Nju Jorkut, 600 në shtetin e Floridës dhe qindra të tjera në qytetet amerikane, në pritje të analizave më të thelluara që do të zbulojnë misterin.

Burimi: .wsj.

(A.K.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment