Politike

Çfarë po paralajmëron ish-Presidenti? Nëse fillojnë procedurat për shkarkimin e Metës, të mbrohet Republika

Ish-Presidenti Bujar Nishani, është shprehur sot se nëse do të tentohet shkarkimi i Presidentit, ky i fundit ka për detyrë të të mbrojë Republikën.
Featured image of article: Çfarë po paralajmëron ish-Presidenti? Nëse fillojnë procedurat për shkarkimin e Metës, të mbrohet Republika Ilir Meta dhe Bujar Nishani

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, njëkohësisht ish-presidenti Bujar Nishani i ftuar në SYRI TV ka folur në lidhje me situatën politike ku ndodhet Shqipëria.

Duke folur përballë gazetarit Bledian Koka, Nishani është shprehur se me anulimin e datës së zgjedhjeve, presidenti ka ushtruar një të drejtë kushtetuese.

‘Këtë e kam bërë edhe unë duke shtyrë zgjedhjet’, u shpreh ish-presidenti Bujar Nishani.

Por ish-presidenti Nishani është shprehur gjithashtu se presidenti duhet të mbrojë Republikën.

‘Nëse mazhoranca ndërmerr hapa për të shkarkuar presidentin pas këtij akti, atëherë Republika është nën sulm dhe presidentit i lind e drejta të marrë çdo vendim për të mbrojtur Republikën’, u shpreh ish-presidenti Bujar Nishani.

Marrë nga Syri.net

Shto Koment