Rajoni

Çfarë po ndodh? Vuçiç kërkon leje për të vizituar Kosovën, Ministria e Jashtme e konsideron kërkesën si fyese, Veliu: Do të japim deklaratë për çfarë do që të ndodhë

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se e ka refuzuar kërkesën e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, Petar Petkoviq, Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriq që të vizitojnë Koovën. Me tej, Ministra është shprehur se kjo është një gje e papranueshme dhe një ofendim që i behet popullit të Kosovës. 
Featured image of article: Çfarë po ndodh? Vuçiç kërkon leje për të vizituar Kosovën, Ministria e Jashtme e konsideron kërkesën si fyese, Veliu: Do të japim deklaratë për çfarë do që të ndodhë Aleksandër Vuçiç

KOSOVË-Kërkesa e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për të qënë prezent në Kosovë për një vizitë së bashku me Kreun e zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, Ministrin e Punëve të Jashtme, Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriqnuk është miratuar! Vuçiç ka dërguar një kërkesë në institucionet qeverisëse së Kosovës mirëpo nuk mori përgjigje pozitive. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme për mediat kosovare.

I pyetur për këtë Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka refuzuar të jap një deklaratë dhe ka thënë se nëse do të ndodhë diçka do të dalë në konferencë. Por Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se e ka refuzuar këtë kërkesë dhe se e konsideron si ofendim më shumë se provokim. Ajo ka thënë se kjo kërkesë është e papranueshme në këtë kohë kur Kosova po përballet me rihapjen e plagëve të zbulimit të varrezave masive të shqiptarëve që janë vrarë dhe masakruar në luftë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo kërkesë e Vuçiç ka ardhur pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë varrosur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

(I.A/dosja.al)

  • 14:27

    Reagon Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë pasi Vuçiç kërkoi leje për të vizituar Prishtinën: Kërkesa e tij është ofendim më shumë se provokim

    Foto Ilustruese

    Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë, ka reaguar pas kërkesës së Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç që të vizitojë Prishtinën së bashku me Kreun e zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, Ministrin e Punëve të Jashtme, Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriq. Në një deklaratë Ministria ka njoftuar se e ka refuzuar këtë kërkesë dhe se e konsideron si ofendim më shumë se provokim. Ajo ka thënë se kjo kërkesë është e papranueshme në këtë kohë kur Kosova po përballet me rihapjen e plagëve të zbulimit të varrezave masive të shqiptarëve që janë vrarë dhe masakruar në luftë. Më tej, në deklaratë thuhet se Serbia nuk është në gjendje që ta trajtojë të kaluarën e saj kriminale, prandaj kërkohet që institucionet ndërkombëtare të vendosin drejtësinë e munguar.

    Deklarata e plotë:

    “Kërkesa e Vuçiq, Vulin, Gjuriq e Petkoviq për të vizituar Kosovën, në një kohë kur Kosova përballet me rihapjen e plagës e dhimbjes së madhe të personave të pagjetur, dhe zbulimit të varrezave masive të shqiptarëve të vrarë e masakruar në luftë, 21 vjet më pas, është ofendim më tepër se provokim. Meqë institucionet e Kosovës të angazhuara për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, tanimë kanë pranuar ftesën për pjesëmarrje në vazhdimin e gërmimeve në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë dhe do të jenë aty gjatë javës së ardhshme, edhe vizita e paralajmëruar e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Meliza Haradinaj-Stublla, shtyhet për një kohë tjetër. Qytetarët e Kosovës, familjet e të pagjeturve, të vrarëve dhe të masakruarve nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, pyesin me të drejtë se çka do të ndodhë pas zbulimit të varrezave masive dhe rivarrosjes? Deri kur drejtësia ndërkombetare do të lejojë, që po ata që kryen krimet te kryejnë edhe hetimet e gjykimet? Serbia, nuk është në gjendje ta trajtojë të kaluarën e saj kriminale, andaj kërkohet ndërhyrje ndërkombëtare në këto rrethana, që drejtësia e munguar për viktimat e gjenocidit serb në Kosovë të vihet në vend,” shkruhet në deklaratën e plotë

  • 12:52

    Vuçiç kërkoi leje për të ardhur në Prishtinë, flet Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë: Do të japim deklaratë për çfarë do të ndodhë

    Agim Veliu

    Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka folur pas lajmeve se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka kërkuar leje për të vizituar Prishtinën. Sipas mediave fqinje kjo kërkesë është refuzuar nga Ministria e Jashtme dhe ajo e Punëve të Brendshme.  Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu i kontaktuar nga mediat kosovare për të dhënë një pronuncim për këtë lajm, është shprehur se nëse ka diçka në lidhje me këtë do të jepet në deklaratë.

    Nëse ka diçka ne do të lëshojmë komunikatë”, tha Veliu.

Shto Koment