Sport

Çfarë po ndodh në klubin e Vllaznisë? Lojtarët dhe stafi muaj pa u paguar, bashkia po hesht!

Trajneri Jonuz dhe administratori Suad Lici kanë zhvilluar një takim për të sqaruar këtë situatë
Featured image of article: Çfarë po ndodh në klubin e Vllaznisë? Lojtarët dhe stafi muaj pa u paguar, bashkia po hesht!

SHKODËR-Në skuadrën e Vllaznisë situata nuk është aspak e qetë dhe për  këtë ka vetëm një shkak, mungesën e pagave në llogaritë e lojtarëve prej disa muajsh. Ekipi që tashmë është vënë nën urdhrat e trajnerit Mirsad Jonuz është stërvitur pjesërisht tre ditët e para ndërsa të enjten kërkoi sqarime nga drejtuesit. Trajneri nga Maqedonia e Veriut gjithashtu kërkoi të sqaronte situatën për të gequr cdo hije dyshimi rreth garancive që duhet të japë klubi kuqeblu jo vetëm për pagat por edhe për kontratat e disa lojtarëve dhe pagesat e banesave të marra me qera apo ushqimin e lojtarëve.

Trajneri Jonuz dhe administratori Suad Lici kanë zhvilluar një takim për të sqaruar këtë situatë. Numri një i stolit kërkon garanci për të vijuar punën i qetë pasi situata mbetet shumë e brishtë. Bashkia që është edhe pronarja e vetme e klubit të futbollit, nuk ka dalë me asnjë qëndrim zyrtar, ndërsa një pjesë e madhe e grupit aktual kërcënojnë me bojkot të stërvitjes edhe pse koha nuk premton pasi në datën 3 qershor rinis kampionati dhe lojtarët duhet të fitojnë sa më shpejt formën e duhur fizike pas më shumë se dy muajve pushim absolut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment