Opinione

Çfarë po ndodh në Bruksel? Skenarët pro dhe kundër hapjes së negociatave

Më shumë se Rama, është Merkel që po lufton. Gjermania kërkon që propozimi i Finlandës, si president e radhës të miratohet. Ky propozim, që ka përmbledhur në 6 kushte, 9 pikat e Budenstagut, u bllokua të martën nga Franca dhe Holanda.
Featured image of article: Çfarë po ndodh në Bruksel? Skenarët pro dhe kundër hapjes së negociatave

TIRANË- Draft-dokumenti final që presidenca finlandeze e Bashkimit Europian ka përgatitur për Samitin e 17-18 tetorit, ka shumë gjasa të miratohet pasditen e së enjtës. Akoma nuk kemi një “Jo” përfundimtare, ndësa Kryeministri Rama është angazhuar direkt në Bruksel. Më shumë se Rama, është Merkel që po lufton. Gjermania kërkon që propozimi i Finlandës, si president e radhës të miratohet. Ky propozim, që ka përmbledhur në 6 kushte, 9 pikat e Budenstagut, u bllokua të martën nga Franca dhe Holanda.

Nuk është vetëm reforma e BE, Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet

Të dyja vendet janë bërë bashkë që prej 2013, në bllokimin e vendeve të Balkanit Perëndimor, veçanërisht Shqipërisë. Kështu ndodhi që në tetor 2013 e shtynë për në qershor marrjen e statusit të vendit Kandidat për Shqipërinë. Edhe dje të dy vendet kundërshtuan, megjithëse me argumente të ndryshëm. Ndërsa Hollanda fliste për kushtet e paplotësuara nga Shqipëria, ishte dakort që Maqedonia e Veriut të merrte “Po” nga Këshilli Europian, vetëm më kushtin që të miratonte në Parlament, ligjin e ri për Prokurimet Publike.

Franca e miratoi këtë qëndrim, por i mëshoi më shumë procedurës së anëtarësimit, e cila duhet të ndryshojë, të bëhet më e thjeshtë dhe më e kuptueshme. Ndërsa prej kohësh Macron ka kërkuar një reformim të vendimmarrjes në Bashkimin Europian, ku vendet të mos kenë të njëjtën votë, por të po nderohet në bazë të peshës ekonomike dhe politike. Kështu, Kroacia për shembull nuk mund ta ketë votën të barabartë me Francën, etj. Ky propozim refuzohet nga Merkel dhe pjesa më e madhe e vendeve anëtare, por Franca, duke shfrytëzuar veton që ka në rastet si ky i zgjerimit, është duke bërë presion maksimal.

Përtej kësaj, Ministrja e Jashtme franceze, që e përgënjeshtroi veton pas mbledhjes, në fakt insistoi që të ndryshojnë rregullat e anëtarësimit. Sipas shpejgimit të gazetares Arta Tozaj, në emisionin “Përballë” të Lutfi Dervishit, Franca kërkoi që të bëhet i qartë roli i Komisionit Europian dhe i Këshillit Europian në procesin e zgjerimit. Pra, sipas propozimit francez, nëse Komisioni rekomandon ecjen përpara dhe Këshilli e kundërshton, krijohet një amulli në procesin e anëtarësimit, prandaj duhej ndryshuar rregullorja dhe në 2020 të jepet vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky propozim duhet të përfshihej në konkluzionet që do të hartonte presidenca finlandeze.

Dy draftet e Finlandës që i shkojnë Samitit të BE

Nga ky debat buron edhe drafti i paraqitur nga Finlanda. Duhet sqaruar se Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE, e merr praktikisht vendimin për çështje të zgjerimit, që nuk hyjnë në axhendën e atij që quhet Samiti I BE, ku marrin pjesë krerët e shteteve dhe qeverive anëtare dhe diskutojnë për çështjet më të rëndësishme që ka eurozona, duke nisur nga Kina, tek Rusia, Turqia në Siri dhe marrëdhëniet me SHBA. Në këtë axhendë të ngjeshur të Samitit, Ballkani Perëndimor nuk ka arritur të përfshihet ndonjëherë. Megjithatë, me angazhimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, mund të ndodhë që të diskutohet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe të ketë ndoshta një hap përpara, sipas propozimit fillestar të Finlandës dhe jo sipas draftit të sotëm që u imponua nga Franca dhe Hollanda.

Përse ka shkuar Rama në Bruksel?

Përpjekjet diplomatike sot, mund të sjellin edhe ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, dhe shkrirjen e atij që njihet si grupi i dytë i Ballkanit Perëndimor. Kjo është një kërkesë e vazhdueshme, jo vetëm e Shkupit, por edhe e ish – drejtuesve të Komisionit Europian, që nesër do të mbyllin zyrtarisht punën dhe duan të mbajnë premtimin që i bënë Zaevit, pas firmosjes së marrëveshjes së emrit me Greqinë.

Vizita e Ramës në Bruksel me këtë rast, mund të justifikohet në dy linja: Ose ka më shumë influecë se Merkel tek Macron dhe beson se mund t ‘ ja ndryshojë mendimin, ose do lobojë fuqishëm që Shqipëria të mos ndahet nga Maqedonia e Veriut. Kjo e dyta ka më shumuë mundësi të ndodhë, për ne është e vetmja shpresë për një “Po” të enjtën, ndërsa për Shkupin, grupimi më Tiranën, është një barrë e rëndë, që nuk dëshiron ta mbajë më.

(Dosja.al)

Shto Koment