Bota

Çfarë po ndodh me premtimin e vaksinave anti-COVID? Reagon drejtori Europian i OBSH-së

Zyrtari i OBSH-së tha se Agjencia Evropiane e Barnave i ka kërkuar Britanisë të tregojë dokumentet që përdori në miratimin e vaksinës, për të ndihmuar në përshpejtimin e vlerësimit të tyre.
Featured image of article: Çfarë po ndodh me premtimin e vaksinave anti-COVID? Reagon drejtori Europian i OBSH-së

DANIMARKË– “Premtimi i vaksinave COVID-19 është shpresa për ndryshim të situatës“, tha të enjten drejtori Evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Hans Kluge, një ditë pasi Britania u bë vendi i parë perëndimor që miratoi atë.

Britania aprovoi vaksinën COVID-19 të Pfizer, të zhvilluar me BioNTech të Gjermanisë, duke tejkaluar botën në garën për të filluar programin më të rëndësishëm të vaksinimit masiv.

Duke folur nga Kopenhaga, Kluge tha se furnizimet e vaksinave do të ishin shumë të kufizuara në fillim dhe se vendet duhet të vendosin se kush nga shtetet merr përparësi.

OBSH përmendi marrëveshjen e rëndësishme që marrësit e parë të jenë njerëz të moshuar, punonjës mjekësorë dhe njerëz me sëmundje të tjera.

Koronavirusi ka potencialin për të bërë dëme të mëdha,  por e ardhmja duket më e ndritur,” tha Kluge, pasi kandidatët e tjerë të vaksinës, përfshirë Moderna dhe AstraZeneca, gjithashtu kanë dhënë rezultate pozitive të provës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sa më shumë kandidatë të kemi, aq më shumë mundësi për sukses“, tha Kluge në një konferencë për shtyp.

Një zyrtar i OBSH-së tha se Agjencia Evropiane e Barnave i ka kërkuar Britanisë të  tregojë dokumentet që përdori në miratimin e  vaksinës  për të ndihmuar në përshpejtimin e vlerësimit të vaksinave, raporton Reuters.

OBSH tashmë ka marrë të dhëna nga Pfizer dhe BioNTech mbi vaksinën dhe po i rishikonte ato për renditje të mundshme për përdorim emergjent, që mund të jetë një pikë referimi për përdorimin e kombeve të tjera.

(kle.mu/dosja.al)

Shto Koment