Kuriozitete

Çfarë po i ndodh Antarktidës? Tronditen shkencëtarët, akulli merr ngjyrë të gjelbër

Një ekip i universitetit të Cambridge ka krijuar një hartë në bazë të vëzhgimeve satelitore që mundëson një parashikim mbi rritjen e këtij fenomeni.  Ata thonë se ndryshimet klimatike janë shkaku kryesor.
Featured image of article: Çfarë po i ndodh Antarktidës? Tronditen shkencëtarët, akulli merr ngjyrë të gjelbër Pamje nga Antarktida

ANTARKTIDË – Diçka e çuditshme ku të habitur kanë ngelur edhe shkencëtarët po ndodh në kontinentin më të ftohtë të botën, Antarktida. Brigjet e kontinentit kanë marrë një ngjyrë të gjelbër ku sipas shkencëtarve kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më pasrë dhe është shumë e pazakontë.

Sipas tyre ngjyra e veçantë varet nga disa alga, që kanë filluar të rriten gjithmonë e më shumë në ato zona dikur totalisht të pabanueshme. Një ekip i universitetit të Cambridge ka krijuar një hartë në bazë të vëzhgimeve satelitore që mundëson një parashikim mbi rritjen e këtij fenomeni.  Ata thonë se ndryshimet klimatike janë shkaku kryesor.

“Algat rriten aty ku ka temperaturë më të lartë, pak poshtë zeros”, shpjegon Andrew Gray, që kryeson ekipin studimor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:scientificamerican

(A.K.dosja.al)

Shto Koment