Rajoni

Çfarë paraqiste RECIPROCITETI/ Haxhiu: Nuk kishte marrëveshje bilaterale dhe nuk u përmendën kufinjtë shtetëror, Serbia nuk do e njoh Kosovën

Albulena rendit tre pika pas marrëveshjes së katër shtatorit ku thotë se në takim nuk pati marrëveshje bilaterale mes dy shteteve, nuk u përmendën kufinjtë shtetëror, ndërsa në fund thotë se Serbia arrin gjithçka pa pasur nevojë të përballet me “Republikën e Kosovës”.
Featured image of article: Çfarë paraqiste RECIPROCITETI/ Haxhiu: Nuk kishte marrëveshje bilaterale dhe nuk u përmendën kufinjtë shtetëror, Serbia nuk do e njoh Kosovën

KOSOVË– Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu ditën e sotme përmes një postimi në Facebook ka thënë se tashmë qeveria e Kosovës e di mirë se çfarë paraqet reciprociteti. Sipas saj marrëveshja për normalizimin e ekonomisë  nxjerr në pah arsyen se pse u hoq reciprociteti si raport i barabartë mes shtetesh.

Në postimin e saj Albulena rendit tre pika pas marrëveshjes së katër shtatorit ku thotë se në takim nuk pati marrëveshje bilaterale mes dy shteteve, nuk u përmendën kufinjtë shtetëror, ndërsa në fund thotë se Serbia arrin gjithçka pa pasur nevojë të përballet me “Republikën e Kosovës”.

Postimi i Plotë i Haxhiut:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tash e kemi edhe më të qartë se çka paraqiste RECIPROCITETI. Ishte përballja e Serbisë në secilën sferë të shtetit me shtetësinë e Republikës së Kosovës. Ishte mekanizmi që vinte në pah se ku i dhemb palës tjetër. Marrëveshja e ashtuquajtur për normalizimin ekomomik vë në pah është më së shumti arsyen se pse u hoq reciprociteti si raport i barabartë mes shtetesh.  1.Nuk patëm marrëveshje bilaterale mes dy shtetesh, sepse Serbia nuk do ta shoh Kosovën si Republikë.  2. Nuk përmenden askund kufinjtë shtetëror, përmenden vetëm si pika administrative dhe hiqen fare përmes mini-shengenit, sepse kështu Serbia nuk do të përballet me kufijtë dhe dokumentet e Republikës së Kosovës.  3. Serbia i arrin të gjitha këto pa pasur nevojë të përballet me “Republikën e Kosovës”. Të gjitha këto janë arritur pa bërë Serbia asnjë kompromis, ndërkohë pikërisht këtu nxjerrte telashe për Serbinë RECIPROCITETI, sepse e përballte direkt me atë që na takon dhe ajo që është normale dhe marrëdhënie e shëndosh bilaterale me secilin shtet. Nëse Kushtetuta ishte platforma që në mënyrë monotone dhe të zbrazët përmendej në secilën seancë parlamentare atëherë ku ishte Kushtetuta si platformë kur u bënë këto pika?!Si gjithmonë, ajo ishte e shkelur.

A.C/Dosja.al

Shto Koment