LIVE UPDATES
Bota

Çfarë ndodhi me Kinën dhe OBSH-në? Kush “gënjeu” kë?

13 Prill 2020, 15:41 Nga DOSJA
Çfarë ndodhi me Kinën dhe OBSH-në? Kush

KINË- Në janar, kur pandemia që tani po gjunjëzon botën ishte ende duke mbledhur forca, një shkencëtar i quajtur Xiao Qiang po monitoronte deklaratat zyrtare të Kinës në lidhje me një koronavirus të ri, që më pas u përhap nëpër Wuhan. Shkencëtari vuri re diçka shqetësuese. Deklaratat e bëra nga Organizata Botërore e Shëndetit, organi ndërkombëtar që këshillon botën për trajtimin e krizave shëndetësore, shpesh i bënin jehonë mesazheve të Kinës. “Veçanërisht në fillim, ishte tronditëse kur shikoja Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, kur fliste për shtyp … pothuajse të njëjtat gjëra, dhe duke cituar ato që unë lexoja në deklaratat e qeverisë kineze”.

SHBA gjithashtu u tregua e avashtë në njohjen e njohjen e seriozitetit të këtij koronavirusi të ri, i cili i kapi të gjithë  të papërgatitur. Presidenti Donald Trump ka fajësuar OBSH-në për katastrofën.

“Ata mund të na kishin paralajmëruar disa muaj më parë”, tha Trump në konferencë këtë javë

Që në janar, kur autoritetet kineze po minimizonin shtrirjen e virusit, mjekët në epiqendrën e shpërthimit në Wuhan raportohet se vëzhguan transmetimin nga njeriu tek njeriu, dhe jo vetëm duke kontraktuar drejpërdrejt me sëmundjen.

OBSH, ndërkohë, po merrte informacionin e saj nga po ato autoritete kineze që po keqinformonin publikun e vet, dhe pastaj do t’ia ofronin botës të njëjtat informacione, me po të njëjtën këmbëngulje. Më 20 janar, një zyrtar kinez konfirmoi publikisht për herë të parë se virusi mund të përhapet me të vërtetë te njerëzit, dhe brenda disa ditësh Wuhani u izolua tërësisht. Por tashmë ishte tepër vonë.

U desh një javë tjetër që OBSH të deklaronte përhapjen e virusit si një emergjencë globale shëndetësore – kohë gjatë së cilës, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, vizitoi Kinën dhe vlerësoi udhëheqjen e vendit, për “vendosjen e një standardi të ri për reagimin ndaj shpërthimit”.

Një muaj e gjysmë  kaloi përpara se OBSH ta quante COVID-19 një pandemi. Në këtë pikë virusi kishte vrarë më shumë se 4,000 njerëz dhe kishte infektuar 118,000 njerëz në pothuajse çdo kontinent.

Sidoqoftë, OBSH ka treguar se mund të ecë në vijën midis nevojës për bashkëpunim dhe shkëmbimit të informacionit nga vendet anëtare, si dhe nevojës për t’i bërë ata përgjegjës për gabimet. Gjatë shpërthimit të SARS në 2003, një zëdhënës i OBSH-së kritikoi Kinën për mungesën e transparencës dhe përgatitjes, e cila kishte lejuar që virusi të përhapej pa kontroll. Kina madje më vonë pranoi gabimet në trajtimin e shpërthimit.

Asnjë kritikë e tillë nuk është bërë kësaj here. Një studim zbuloi se Kina mund të kishte kufizuar infeksionet e veta deri në 95%,  nëse qeveria do të vepronte në atë periudhë të hershme kur mjekët fillimisht po ngrinin alarmin dhe Partia Komuniste Kineze ishte ende duke mohuar shtrirjen e problemit. “OBSH në atë kohë nuk e bëri punën e vet,” tha Xiao.

“E kundërta: Ata në fakt u bën palë me dezinformimin e autoriteteve kineze për disa javë. Kjo, për mua është e pafalshme”.

Marrw nga: Bota.al

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dr. tedros adhanom ghebreyesus koronavirusi ne bote obsh dr. tedros adhanom ghebreyesus koronavirusi ne bote obsh

Sondazh

Poll
Bota 13 Prill 2020, 13:37

HOLANDË– Pandemia e Covid-19, ka ndikuar në sektorin e turizmit në Holandë, vend i cili vizitohej çdo vit nga miliona turistë nga mbarë bota.Në foto...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni