Aktualitet

Çfarë ndodhi gjatë arratisë? Vrau Mehmet Qemën me armë zjarri, Marjus Dema tentoi vetëvrasjen, shokët ia morën armën nga duart

Kanë qënë shokët e 28-vjeçarit, ata që ia kanë marrë armën nga dora dhe kanë bërë të mundur që të mos ndodhte një tjetër vrasje.
Featured image of article: Çfarë ndodhi gjatë arratisë? Vrau Mehmet Qemën me armë zjarri, Marjus Dema tentoi vetëvrasjen, shokët ia morën armën nga duart Mehmet Qema dhe miqtë e tij

TIRANË– Mbrëmjen e djeshme u ekzekutua me armë zjarri Mehmet Qema nga shoku i tij Marjus Dema. Pas krimit, ai është arratisur së bashku me shokët që panë të gjithë krimin. Mësohet se në kohën kur Dema dhe të rinjtë e tjerë ishin në arrati është tentuar dhe vetëvrasje nga autori i krimit.

Kanë qënë shokët e 28-vjeçarit, ata që ia kanë marrë armën nga dora dhe kanë bërë të mundur që të mos ndodhte një tjetër vrasje.

Si ndodhi ngjarja?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë pas orës 23:00. Qema bashkë më miqtë e tij po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli.

Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Dema u vetëdorëzua bashkë me një tjetër, Frenkli Myftari. Ndërsa aktualisht janë në kërkim edhe katër të tjerë: Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga dhe Xhuliano Koçi.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment