ArgetimKuriozitete

E frikshme/ Ja çfarë ndodh nëse nuk i prisni thonjtë e këmbëve për më tepër se një vit!

Nëse këmbët tuaja janë gjithmonë në një ambjent të lagësht, si përshembull qëndrojnë në atlete për shumë kohë, djersisin dhe nuk ajrosen shpesh, atëherë ju krijoni ambientin perfekt për të krijuar myk në thonjtë tuaj.
Featured image of article: E frikshme/ Ja çfarë ndodh nëse nuk i prisni thonjtë e këmbëve për më tepër se një vit!

Tampa,Florida –  Një grua është paraqitur me urgjencë në spitalin e Floridës pas një rasti të rëndë dhe të rrallë të mykut në thonjtë e këmbëve.

Gruaja kishte mbi një vit që nuk i priste thonjtë e këmbëve, dhe nuk ishte treguar aspak e kujdesshme për to.

Myku i thonjëve të këmbës nuk është diçka që e hasim shpesh, por as diçka që ndodh shumë rrallë.

Nëse këmbët tuaja janë gjithmonë në një ambjent të lagësht, si përshembull qëndrojnë në atlete për shumë kohë, djersisin dhe nuk ajrosen shpesh, atëherë ju krijoni ambientin perfekt për të krijuar myk në thonjtë tuaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I njëjtë ishte dhe rasti i gruas nga Florida, mjekëve iu desh t’i operonin këmbët e saj dhe çdo thua i mori të paktën 20 minuta kohë.

Që të parandaloni krijimin e mykut të thonjëve, ju duhet të keni një higjenë personale mjaft të mirë, t’i lani këmbët shpesh, të vishni çorape të reja çdo ditë, si dhe t’i lejoni këmbët tuaja të marrin ajër më shpesh gjatë ditës.

Burimi:Mirror.Uk 

E.C/Dosja.al

Shto Koment