LIVE UPDATES
Bota

Anketimi: Çfarë mendojnë gjermanët për pandeminë, partitë, Rusinë, Kinën, SHBA

9 Janar 2022, 13:09 Nga DOSJA

GJERMANI- Në Gjermani qeveria federale dhe landet kanë vendosur masa të reja. Po çfarë mendojnë qytetarët për këto masa? Sipas rezultateteve të anketimit aktual të ARD, veçanërisht interesant është debati për karantinimin.

Varianti Omikron i virusit Corona po përhapet me shpejtësi edhe në Gjermani. Nga një vështrim në vendet e tjera tregon se në Gjermani janë më pak njerëz të sëmurë rëndë me COVID-19. Këshilli i ekspertëve i krijuar nga qeveria e re federale parashikon megjithatë se mund të ketë më shumë të infektuar e si rrjedhim një numër të lartë pacientësh. Kjo mund të krijojë probleme shtesë edhe në spitale, në ambulanca dhe tek mjekët e familjes.

Por nuk është vetëm sistemi shëndetësor ai që preket. Çfarë ndodh nëse shumë punonjës në polici, zjarrfikësa, shkolla e institucione të tjera publike sëmuren dhe do t’u duhet të qëndrojnë në karantinë për dy javë? Çfarë ndodh me personat që kanë pasur kontakte me të infektuarit me virusin Omikron?

Sa i rrezikshëm është Omikroni?

Në takimin e kancelarit me kryeministrat e landeve, një prej mundësive të diskutuara për zbutjen e gjendjes prej mungesës së punonjësve në shëndetësi ishte edhe shkurtimi i kohës së izolimit tek personat pa simptoma si dhe për personat që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, pra vaksinën përforcuese. Qytetarët i shohin si pozitive këto propozime, thuhet në sondazhin mbi tendencat aktuale të  ARD, i kryer nga Instituti  infratest-dimap.

Varianti Omikron duket, se nuk i ka frikësuar shumë njerëzit në Gjermani. Shumica e të anketuarve (59 për qind) janë të shqetësuar nga një lockdown i mundshëm në Gjermani. Ndërsa nga varianti Omikron janë të shqetësuar aktualisht rreth 51 për qind e të anketurave. Në fillim të dhjetorit kuota ishte nëntë për qind më shumë.

Ministri Federal i Shëndetësisë, Karl Lauterbach mendon se koha e izolimit dhe karantinimit duhet të shkurtohet. Por ai kërkon që kufizimet e kontakteve të forcohen prapë. Në trendin e ARD, minisri Lauterbach kryeson listën e politikanëve gjermanë më të popullarizuar. 66 përqind e të anketuarve janë shumë të kënaqur ose të kënaqur me punën e tij. Kancelari Olaf Scholz është në vendin e dytë me një notë pozitive prej 60 përqind të të anketuarve.

Në vendin e tretë dhe të katërt janë shefi i FDP dhe ministri i Financave, Christian Lindner (49 përqind) si dhe shefi i të Gjelbërve dhe ministri i Ekonomisë Robert Habeck (48 përqind). Bashkëkryetarja e ekologjistëve, ministrja e Jashtme Annalena Baerbock, ka përqindjet më të ulëta – 32 përqind e gjermanëve mendojnë se ajo po bën një punë të mirë, ndërsa 57 përqind mendojnë ndryshe.

Nota të mira për koalicionin

Qeveria e re federale është në detyrë prej datës 8 dhjetor. Rreth 46 përqind e të anketuarve janë të kënaqur me punën e qeverisë, 37 përqind thonë se ishin më pak ose aspak të kënaqur. Një në gjashtë (17 përqind) nuk kanë mendim të qartë.

Nëse këtë të dielë mbahen zgjedhjet e reja për Bundestag, SPD do të ishte sërish partia më e fortë. Ajo do të përmirësonte madje rezultatin në krahasim me dhjetorin. Unioni CDU/CSU do të ishte në vendin e dytë, e pasojnë të Gjelbrit dhe FDP, të cilët do të humbnin pak vota.

Kujt i besohet?

Qeveria e re gjermane po përballet jo vetëm në pandeminë Corona, por edhe me sfida në politikën e jashtme, për shembull në trajtimin e Rusisë dhe Kinës. Këto dy vende e kanë humbur shumë simpatinë e qytetarëve gjermanë në vitet e fundit. Në trendin aktual thuhet se vetëm një në gjashtë, respektivisht një në dhjetë i shohin Rusinë dhe Kinën si partnere të besueshme.

Qëndrimet ndaj SHBA-së janë krejtësisht të ndryshme. Mirëbesimi ndaj SHBA është rritur prej ardhjes së presidentit Joe Biden në këtë detyrë. SHBA konsiderohet, sikur edhe në fund të presidencës së Barack Obamës, një partner kryesisht i besueshëm për Gjermaninë. Franca edhe më tej konsiderohet si partner i besueshëm. Ndryshe nga Polonia, e cila perceptohet si një partner i besueshëm i Gjermanisë prej vetëm rreth 35 përqind të qytetarëve gjermanë.

Nord Stream 2

Një tjetër temë në këtë sondazh ishte edhe pushtimi i mundshëm i Ukrainës nga Rusia dhe marrëdhëniet mes Rusisë dhe Gjermanisë. Si duhet të reagojë politika? Opinionet janë të ndara. 47 përqind je të anketuarve janë të hapur ndaj sanksioneve më të ashpra kundër Rusisë. Ndërsa 41 përqind jo. Gjashtë nga dhjetë të anketuar thonë se gazsjellësi i diskutueshëm Nord Stream 2 duhet të mbetet.

Ndërsa 41 përqind e të anketuarve shprehin mirëkuptimin e tyre, se Rusia ndjehet e kërcënuar nga Perëndimi, një në dy (50 përqind) nuk e mbështesin këtë ndjenjë të rusëve. Ajo që vërehet është se, në lindje të Gjermanisë, pra në territorin e ish-RDGJ, ka një refuzim më të madh të snaksioneve kundër Rusisë. Në lindje të Gjermanisë ka më shumë mirëkuptim sesa në perëndim për pozitën e Rusisë.

Në përgjithësi, shumica e gjermanëve do të donin që evropianët të angazhohen më shumë në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës. 57 për qind do të donin që shtetet evropiane të luanin një rol më të fuqishëm ndërmjetësues.

Marrë nga; DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gjermani gjermani

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni