
SPANJË– Ditën e mërkurë Real Madrid do të luajë sfidën e fundit në Champions League përballë M’Gladbach. Për spanjollët kjo sfidë duhet vlerësuar maksimalisht pasi do të diskutojë kalimin në fazën e 1/8-tave.Pankina e Zinedine Zidane është tronditur ndjeshëm pas rezultateve negative të Real Madrid, por lajmi që ka marrë kënaq në një farë mënyre francezin.
Për këtë ndeshje Real Madrid ka rikuperuar 4 futbollistë, dy prej të cilëve titullarë të rëndësishëm të repartit të prapavijës. Bëhet fjalë për kapitenin Sergio Ramos, i cili u dëmtua në ndeshjen mes Spanjës e Gjermanisë dhe ka qëndruar më shumë se tre javë pushim, por tani është plotësisht gati të japë kontributin e tij në fushën e lojës dhe në gjendjen psikologjike të shokëve të skuadrës.
Gjithashtu është rikuperuar plotësisht edhe Dani Carvajal, i cili pritet të rikthehet titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa në dispozicion të Zidane do të jenë normalisht edhe mbrojtësi Alvaro Odriozola e sulmuesi Luka Jovic.
E.Ç (Dosja.al)