Politike

“Çfarë ka Zvicra më shumë…?”/ Metës s’i del e keqja nga marrëveshja PS-opozita e re, përdor fjalët e Ramës kundër tij

Sot, që në mëngjes Meta ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook, një video në të ciliën është fokusuar bukuria dhe larmishmëria e natyrës shqiptare, por kreut të shtetit nuk i ka kaluar pa hedhur "një kunjë" ndaj Ramës. 
Featured image of article: “Çfarë ka Zvicra më shumë…?”/ Metës s’i del e keqja nga marrëveshja PS-opozita e re, përdor fjalët e Ramës kundër tij Edi Rama dhe Ilir Meta

TIRANË– Duket se ndryshimet që pritet të ndodhin në Kushtetutë kanë tensionuar sërish marrëdhëniet mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Duket se me debatet e reja politike, “armëpushimi” i vendosur gjatë periudhës së koronavirusit ka përfunduar. 

Sot, që në mëngjes Meta ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook, një video në të ciliën është fokusuar bukuria dhe larmishmëria e natyrës shqiptare, por kreut të shtetit nuk i ka kaluar pa hedhur “një kunjë” ndaj Ramës. 

Mbi videon e publikuar, kreu i shtetit shkruan: Çfarë ka Zvicra më shumë përveç Referendumeve?, duke iu referuar një prononcimi politik të Ramës disa vite më parë, i cili shprehej para mediave se Kushtetuta duhej ndryshuar gjithmonë me referendum. (SHIKO KËTU)

POSTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Meta, dje ka dalë hapur kundër marrëveshjes që maxhoranca bëri me opozitën e re për ndalimin e koalicioneve dhe hapjen e listave të zgjedhjeve. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment