Politike

‘Çfarë ka ndodhur z. Basha, pse keni ndryshuar stil?’/ Kryedemokrati e shpjegon thjesht: Kur është vapë, heq xhaketën. Videot selfie? Të rrezikshme janë…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar se “look-u” i tij i ri është thjesht përshtatje me daljet e tij në terren për të takuar qytetarët.
Featured image of article: ‘Çfarë ka ndodhur z. Basha, pse keni ndryshuar stil?’/ Kryedemokrati e shpjegon thjesht: Kur është vapë, heq xhaketën. Videot selfie? Të rrezikshme janë… Lulzim Basha

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka qënë i ftuar në emisionin “Zonë e lirë” ditën e djeshme. Opinionisti Arjan Çurri ka komentuar veshjen e kreut të PD-së, duke i kërkuar edhe arsyen në ndryshimin e stilit.

Basha ka treguar se “look-u” i tij i ri është thjesht përshtatje me daljet e tij në terren për të takuar qytetarët. Gjithashtu Basha nuk harroi pa përmendur as regjistrimin e videove që bën vetë në opsionin “selfie”.

PJESË NGA BISEDA:

Çurri: Ke qenë më formal. Çfarë ka ndodhur?

Lulzim Basha: Po kthehem tek vetja mesa duket.

Çurri: Nëse vetja juaj ishte e tillë, pse jo? Çfarë ka ndodhur z. Basha, iu këshilluan për këtë gjë, që keni ndryshuar stil?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Basha: Ka dy mënyra për t’iu përgjigjur kësaj. Njëra mënyrë është për të vazhduar me atë që është pjesë e një marketimi, të pompuar nga rrjete të fuqishme që po investohen në mënyrë të jashtëzakonshme për figurën e Lulzim Bashës. Tjetra është, kur është vapë, heq xhaketën.

Çurri: Nuk është vetëm tek xhaketa, është një çlirim total i juaji.

Basha: Kam kaluar shumë kohë në zyrë nga ç’do doja, tani jam thjesht në terren, nuk ka truk.

Çurri: A mund të kthehet kjo pjesa e selfie në një pasion?

Basha: E rrezikshme është. Për sa kohë që nuk humbet nga vështrimi objektiv i saj, mendoj që jam okej. Kur e humbet pastaj, bëhesh i rrezikshëm.

(k.m./dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment