LIVE UPDATES
Insights

Çfarë interesash mbron Yuri Kim në Shqipëri

10 Gusht 2020, 11:54 Nga DOSJA
Çfarë interesash mbron Yuri Kim në Shqipëri

Në një intervistë me Sokol Ballën, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, si përgjigje ndaj gazetarit që kërkoi t’i fliste për rolin dhe qëndrimin e ambasadës në zhvillimet në Shqipëri, tha (po e perifrazoj): Unë jam këtu për të mbrojtur interesat e shtetit tim, zhvillimet në Shqipëri janë punë dhe detyrë e shqiptarëve, por, (shtoi) ne do t’ju ndihmojmë.

Nuk mund të mos e kujtoja këtë pohim të saj, duke lexuar deklaratën e ambasadores, nëpërmjet së cilës bënte thirrje që të ndalojë fushata kundër SPAK-ut, e cila, sipas saj, paska për synim të ndihmojë kriminelët e njohur.

Si intelektual dhe gazetar i përfshirë për 30 vjet në zhvillimet shqiptare e që ka akuzuar – me sa ka mundur – edhe sundimin në Shqipëri të kriminelëve e narkotrafikantëve që kanë kapur shtetin e mediat, u ndjeva i sulmuar nga kjo deklaratë e ambasadës, pasi disa ditë më parë kisha dhënë një opinion kundër SPAK-ut. Me dy fjalë, duke komentuar sulmin ndaj “Ora News” thashë opinionin tim se qëllimi i këtij veprimi nuk është drejtësia, por të përçojë mesazhin e regjimit: nëse je me mua, të bëj amnisti fiskale, nëse je kundër meje, të lëshoj kundër SPAK-un. E argumentova këtë me selektivitetin e SPAK-ut, që nuk heton burimin e parave të atyre që po ndërtojnë grataçiela në Tiranë, që, sipas shumë burimeve, direkte dhe indirekte, janë pastrim i parave të krimit në bashkëpunim me pushtetin lokal e qendror. Sikur të kisha kohë të argumentoja jopavarësinë e SPAK-ut, duke shtuar edhe një argument tjetër që ka mbizotëruar në media kohët e fundit, se hetimet lidhur me vjedhjen e votës e çuan atë më shumë te komisionerët e opozitës, ndërkohë që dihet edhe botërisht se në përgjimet e dosjeve të Durrësit dhe të Dibrës dalin me zë, të përfshirë në bashkëpunim me kriminelë dhe trafikantë, liderët e partisë në pushtet.

Pra, “fushata” ime kundër SPAK-ut është se ai, së bashku me Policinë, po vepron si instrument i narkoshtetit jo për të dënuar kriminelë, por për të forcuar kriminelë edhe më të fuqishëm e më të rrezikshëm. Kjo akuzë është në vazhdën e kritikave që kam bërë me kohë se qëllimi i Reformës në Drejtësi, e mbështetur edhe nga amerikanët, ka qenë kapja e drejtësisë nga Rama. Dhe me ç’po na shohin sytë, tashmë duhet të jesh ose shumë naiv, ose shumë i painformuar, ose shumë i keqinformuar, ose të kesh interesa të tjera nga ecuria e demokracisë në Shqipëri, që të mbështetësh “punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut”, sikundër u shpreh ambasadorja në deklaratën e saj.

Këtë deklaratë nuk mund ta gjykosh kurrsesi si “ndihmë” për zhvillimet demokratike në Shqipëri, jo vetëm për çka thashë më sipër, jo vetëm për faktin që një ambasadë e huaj ndërhyn arbitrarisht në çështje konkrete të drejtësisë, duke përcaktuar se cilët janë kriminelët, çka shkel principet e pavarësisë së drejtësisë, të respektimit të pafajësisë deri në gjyqin përfundimtar, por edhe për faktin se akuzon gazetarët se janë të sponsorizuar nga kriminelë duke i bërë kësisoj presion atij pushteti që e ka për detyrë të investigojë e të verë nën syrin kritik punën e pushteteve të tjera. Me këtë nuk dua të laj mediat nga shumë mëkate që ato kanë që nga origjina e lindjes së tyre dhe jo pak gazetarë që i bëjnë këto punë. Por, përsëri, dua të ngulmoj se, nëse ambasada do të kontribuojë vërtet në luftën kundër krimit dhe për media të pavarura nga krimi, duhet të ngulmojë që hetimet e SPAKut të fillojnë tjetërkund, në adresën e kriminelëve të panumërt dhe mediave të panumërta të lidhura me regjimin, që janë sot rreziku më i madh i ekonomisë së shëndoshe dhe i mediave të shëndosha në Shqipëri, pasi dihet se peshku qelbet nga koka.

Jo më larg se disa ditë më parë, Gudrun Steinacker, një ish- kolege gjermane e Yuri Kim, që ka shërbyer deri më 2016 si ambasadore, deklaronte se “është koha e një rishikimi urgjent të politikave europiane në Ballkanin Perëndimor, pasi sfida e transformimit të tij në shtete liberale demokratike ka dështuar”; ajo bënte thirrje për “t’u treguar vendin elitave të korruptuara të Ballkanit Perëndimor”. Sigurisht, këto fjalë ajo nuk mund t’i deklaronte në kohën që punonte si ambasadore, pasi do të shkonte kundër gjuhës së diplomacisë dhe ndoshta “interesave të shtetit të vet”. Në këtë kuptim, një heshtje e ambasadave për çka ndodh në Shqipëri, ku gjendja është më e rënda në rajon për sa u përket problemeve që ngre Steinacker, edhe mund të justifikohet. Por që ambasada e një vendi demokratik si SHBA të inkurajojë një qeverisje, që, sipas Steinacker, mund të quhet (sipas këndvështrimit) “demokraci hibride”, “kleptokraci”, “sundim i karteleve”, “shtet mafioz” (narkoshtet sipas meje) më duket tejet problematike dhe, për më tepër, në kundërshtim edhe me interesat afatgjata të shtetit e të popullit amerikan.

Marrë nga Panorama.com

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione fatos lubonja yuri kim fatos lubonja yuri kim

Sondazh

Poll
Insights 9 Gusht 2020, 11:16

Mos spostoni shënjestrën me Ben Blushin!

TIRANË- Ben Blushi është drejtues i një media të madhe, sot. Ka qenë gazetar dhe një ndër drejtuesit më profesionistë  e kurajoz të gazetës më të madhe shq...

Insights 9 Gusht 2020, 05:19

Eh çfarë burrash, nuk i mposhti dhimbja!

U mbush java që e shoh dy herë në ditë grupin e marrshimit. Janë tre meshkuj,mosha të ndryshme. 40,20 dhe 70 vjeç. Djalin e fusin në mes dhe ecin me koka...

Insights 7 Gusht 2020, 09:12

Nikoll Lesi: Do jem me PS-në!

TIRANË- Edhe pak dhe do hyjmë në fushatën më të egër parlamentare në këto 30 vite. Ndeshje mes dy Botëve: botës që synon rregulla loje demokratike dhe Botë...

Insights 5 Gusht 2020, 13:02

Brenga e një emigranti!

TIRANË- I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen time si fëmijë ishte mami. Por le të jetë kjo letër vetëm e jona. Vetëm e ne të dyve.)E di, nëse unë të ...

Insights 31 Korrik 2020, 15:51

NËNO UNË VDIQA!

TIRANË- Nëno më fal, por unë po iki nga ty dhe nga kjo jetë! Po iki duke e ditur se faji ishte i imi dhe me brengën:- Po sikur jeta ime të ishte ndryshe. P...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni