Showbiz

‘Çfarë gjuhe i flet djalit?’/ Adelina Tahiri në siklet: Unë shqip, ai ma kthen anglisht, nuk evitohet dot

E pyetur se cilën gjuhë i flet të birit, Adelina u shpreh se po mundohej që t’i mësonte sa më shumë shqip, por gjuha që ai nuk evitonte ishte anglishtja.
Featured image of article: ‘Çfarë gjuhe i flet djalit?’/ Adelina Tahiri në siklet: Unë shqip, ai ma kthen anglisht, nuk evitohet dot Adelina Tahiri dhe i biri, Jon

MAQEDONI E VERIUT- Këngëtarja Adelina Tahiri në një intervistë të dhënë për “Prive” ka folur lidhur me të birin, Jonin.

E pyetur se cilën gjuhë i flet të birit, Adelina u shpreh se po mundohej që t’i mësonte sa më shumë shqip, por gjuha që ai nuk evitonte ishte anglishtja.

Djali im ka  gjuhë të nënës shqipen, edhe pse nuk i ikim dot anglishtes. Sado që i flas shqip, ai shkon në çerdhe dhe ma kthen anglisht. Është një gjë që nuk i iket dot. Unë e flas Maqedonishten perfekt, ai do i mësojë të dyja. Kur jam vetë i flas shqip. Kur jemi familje i flas të dyja. Çfarëdo gjuhe që ai flas, në të njëtjën mënyrë ma kthen,”-tha Adelina.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Adelina Tahiri dhe avokati i pushtetshëm maqedonas zyrtarizuan lidhjen disa vite më parë, një lidhje për të cilën këngëtarja u kritikua pafund, për shkak të moshës së madhe të bashkëshortit. Bashkëshorti i saj është Serjozha Markov, një nga avokatët më të famshëm dhe më të suksesshëm në Maqedoninë e Veriut.

 (k.m/dosja.al)

Shto Koment