Editorial

Çfarë fshihet pas lëvizjes së fundit të PD, a do të ketë një marrëveshje?

Grupi më i madh parlamentar CDU-CSU, ka vendosur 9 kushte, që do të diskutohen në seancë deri në marrjen e një vendimi.
Featured image of article: Çfarë fshihet pas lëvizjes së fundit të PD, a do të ketë një marrëveshje? Lulzim Basha ne mbledhjen e grupit

Lëvizja e fundit e Partisë Demokratike duket sikur i parapriu asaj që po ndodh në Bundenstag. Sot është raporti që CDU-CSU paraqesin në Bundestag. Diskutimi dhe votimi i qëndrimit për Shqipërinë, do të përcaktojë votën e Gjermanisë për Shqipërinë në Këshillin Europian.

Grupi më i madh parlamentar CDU-CSU, ka vendosur 9 kushte, që do të diskutohen në seancë deri në marrjen e një vendimi.

Që kur u paraqitën 9 kushtet deri sot, ka patur negociata të brednshme dhe të jashtme.
Burime nga Berlini thonë se kushtet tashmë rekomandojnë hapa më konkrete sesa 10 ditë më parë.

Një paketë kushtesh që përkthehet në 3 akte kryesore:

1. Marrëveshje mes maxhoprancës dhe opozitës

2. Përfundimi i shpejtë i Reformës në Drejtësi

3. Reformë konsensuale zgjedhore. Për të treguar gatishmërinë e saj për përmbushjen e kushteve, opozita ka vendosur të japë sinjalin e bindjes, duke u përfshirë në nivel ekspertësh në Komisionin e reformës Zgejdhore.

A është ky një hap i rëndësishëm që i ul palët në tryezë dhe çon në marrëveshje?

Këtë do ta shohim nga reagimi i maxhorancës, veçanërisht pas votimit në Bundenstag.

Një Koment në “Çfarë fshihet pas lëvizjes së fundit të PD, a do të ketë një marrëveshje?

  1. pabesia antishqiptare

Shto Koment