LIVE UPDATES
Aktualitet

Çfarë fshihet? ‘Albpetrol’ shet sasinë gjigande të naftës, me çmim në minimumin historik

8 Prill 2020, 13:21 Nga DOSJA
Çfarë fshihet? ‘Albpetrol’ shet sasinë gjigande

Qeveria Shqiptare pritet të zhvillojë këtë të Mërkurë tenderin për shitjen e rreth 118 mijë ton naftë të “Albpetrol”, në një procedurë që duket se është e paracaktuar. Kompania shtetërore e naftës ka vendosur të zhvillojë ankandin në një moment tërësisht të papërtshtatshëm, kur çmimi i “arit të zi” është në minimumet e tij historikë, për shkak të pandemisë botërore COVID-19.

Por, pikërisht, tek “momenti i papërshtatshëm” duket se fshihet një lojë, në të cilën luhen shifra në euro me shumë zero. Fituesi i ankandit, për emrin e të cilin “Boldnews.al” ka marrë sinjalizime paraprake, pritet të blejë 117 mijë ton naftë bruto me një çmim minimal.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi pak ditë më parë se, në datë 8 Prill 2020, do të zhvillohet ankandi për sasinë prej 117. 639 ton naftë, sasi e krijuar stok nga kompania “Albpetrol”.

Ankandi nuk ka përcaktuar një vlerë fillestare për nisjen e tij, por ka dhënë referenca me përqindje mbi çmimin e Brent+k. Në bazë të përllogaritjeve të përafërta, çmimi fillestar është rreth 1.5 miliardë lekë të vjetra, një vlerë shumë e ulët krahasuar me sasinë e madhe të naftës të parashikuar për t’u shitur në ankand.

Pra, qartësisht, pritshmëritë e kompanisë “Albpetrol” mbi vlerat monetare që pritet të përfitojë, janë shumë të ulta.

Burime nga kompania shtetërore e naftës, të cituar në media, kanë deklaruar se “pavarësisht çmimeve të ulta të kësaj periudhe, puna vazhdon dhe nafta do të tregtohet”.

Pikëpyetjet mbi ankandin

Koha e ankandit, çmimi i ulët, si edhe sasia e madhe e stokut të naftës të krijuar në kompaninë “Albpetrol”, krijojnë dyshime të forta se, përtej procedurave formale, mund të fshihet një lojë e madhe parash.

Kompania fituese e ankandit pritet të blejë sasinë gjigande të naftës për një çmim, në çdo rast, disa herë më të ulët se sa vlera mesatare e naftës. Kjo, për shkak se “Albpetrol” ka vendosur të zhvillojë ankandin më të madh të tij, në momentin më të keq të mundshëm, për shkak të pandemisë botërore COVID-19.

Është rastësi? Të dhëna të ndryshme, të mbërritura në “Boldnews.al” dëshmojnë për të kundërtën. Procedurat e “Albpetrol” duket se kanë paracaktuar fituesin dhe ai do të sigurojë rreth 118 mijë ton naftë për një çmim, me të cilin, në kohë normale, mund të blinte shumë më pak.

Një pikëpyetje tjetër, shumë e rëndësishmë, është edhe sasia e stokut të krijuar nga kompania “Albpetrol” sh.a. Të dhënat zyrtare tregojnë se sasia e naftës e hedhur në ankandin e datës 8 Prill 2020 është më e madhja, krahasuar me procedurat e mëparshme të ngjashme.

Ky stok gjigand krijon dyshime, më së paku, për keq-menaxhim të situatës në “Albpetrol”, si edhe mos-eficensës në kontratat e nënshkruara nga kompania shtetërore e naftës. Në fund të vitit 2019, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi një dëm ekonomik rreth 2 milionë dollarë në kompaninë “Albpetrol”, i ardhur kryesisht nga performanca e ulët në realizimin e kontratave të shitjes së naftës.

Mesa duket, pavarësisht konstatimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, “Albpetrol” sha, nën drejtimin e Erjola Muka, ka vijuar me dështimin në realizimin eficent të kontratave të shitjes. Kjo dallohet lehtësisht nga stoku i madh i naftës, i krijuar në depozitat e kompanisë, të cilat tashmë janë nxjerrë në ankand për një vlerë tejet të ulët.

Ankandi i “Albpetrol” sha, për shitjen e rreth 118 mijë tonë naftë, dështoi rreth dy muaj më parë, për shkak se nuk kishte blerës. Tashmë, “Albpetrol” ka rihapur tenderin, por me kushte të ndryshuara, për shkak të situatës me pandeminë COVID-19. Çmimi fillestar i ankandit është ulur ndjeshëm, për shkak të uljes së koeficientëve në tregun ndërkombëtar të naftës.

Në këtë mënyrë, kompania “e paracaktuar” do e ketë shumë më të lehtë për të siguruar sasinë gjigande të naftës bruto, për një çmim “qesharak”.

Marrë nga BoldNews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albpetrol tenderi i qeverise albpetrol tenderi i qeverise

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni