
TIRANË- Tre ditë pas fitores së festivalit të 58-të në RTSH, Arilena Ara, ka vendosur që të thyejë heshtejn. Në një reagim në mediat sociale Arilena shkruan se është një emocion shumë i madh pas marrjes së trofeut.
Më tej ajo ka falenderuar të gjithë pjesëtarët e ekipit të saj që e kanë ndihmuar për këngën dhe perfomancën në festival. Ndërkohë nuk ka thënë asnjë fjalë për organizatorët, këngëtarët pjesëmarrës, por nuk ka falenderuar as jurinë dhe publikun.
“Çfarë Emocioni.. Falenderoj gjithë superskuadrën time, bashkëpunëtorët e mi që kanë qenë pranë meje gjithmonë, pa kushte. Darko Dimitrov OUR MUSIC. I love You❤️ Lindon Berisha per çdo ndjesi timen përsonale të artikuluar në vargje. Rezarta Skifteri për artin qëndisur në karakterin tim! Make up by Lili motra ime, që udhëton gjithmonë nga ana tjetër e botës vetëm për ti dhënë shkëlqim portretit tim! Ergys Zhabjaku që lexoi “ulërimën” time në ktë këngë dhe e solli në jetë përmes fotografive. Faleminderit florent Boshnjaku për frymëzimin dhe profesionalizmin në ktë eksperience të jashtëzakonshme. Maestro Mario Deda për dashurinë që dedikove në çdo tingull, notë. Orkestra profesioniste e Rtsh, mirënjohëse! “SHAJ’”, shkruan Arilena.
Me këtë reagim këngëtarja tregon se gjithçka e ka arritur vet dhe fal ekipit të saj dhe në një farë mënyrë kërkon të shuajë zërat që shprehen se fitorja e saj nuk ishte e merituar.
(A.B. Dosja.al)