Politike

Çfarë duhet të bëjë Basha nëse humbet zgjedhjet? Erla Mëhilli: Të hapë krahun dhe ta provojë dikush tjetër!

Mëhilli tha se Basha duhet të hapë krahun për dikë tjetër në PD. Për Ramën, ajo tha se ka nisur të imitojë Berishën dhe e adhuron në fshehtësi.
Featured image of article: Çfarë duhet të bëjë Basha nëse humbet zgjedhjet? Erla Mëhilli: Të hapë krahun dhe ta provojë dikush tjetër! Erla Mehilli

TIRANË– Ish-zëdhënësja e Sali Berishës, Erla Mëhilli ka deklaruar se nëse Lulzim Basha humbet dhe këtë herë zgjedhjet, duhet të respektojë standardin që vendosi Berisha në 2013 dhe të largohet nga posti i tij.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “PolitikON”, Mëhilli tha se Basha duhet të hapë krahun për dikë tjetër në PD. Për Ramën, ajo tha se ka nisur të imitojë Berishën dhe e adhuron në fshehtësi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Liderin përballë nuk di të ta pikturojë sikurse duhet. Sot më shumë se kurrë Rama ka marrë më shumë se kurrë nga Berisha si lider. Sa më shumë kalon koha sikur tenton ta imitojë dhe e adhuron në fshehtësi. Personalisht kështu më duket. Është rritur shumë politikisht duke mësuar nga Berisha. Kështu sikurse është politika sot nuk kthehem në politikë. Nuk parashikoj dot rezultatin e zgjedhjeve, nuk parashikoj dot të pakënaqurit e PS-së, rënie e LSI-së dhe ngritjen e PD-së. Nëse humbet PD-ja duhet të respektojë standardin që ka vendosur Berisha. Nëse nuk fiton duhet të hapë krahun dhe ta provojë dikush tjetër”, u shpreh Erla Mëhilli.

(a.b)/dosja.al

2 Komente në “Çfarë duhet të bëjë Basha nëse humbet zgjedhjet? Erla Mëhilli: Të hapë krahun dhe ta provojë dikush tjetër!

  1. Çfarë thotë kjo, tregon se më shumë preferon edvinin se Lulzim Bashën.

    Turp që ish zëdhënësja e Berishës ka këto mendime adoleshenteje.

    edvini mbetet thjesht një hajdut langaraq, dhe pavarësish se ai mund ta ketë zili Berishën, nuk ka marrë asgjë fare nga berisha.

    Berisha edhe me gabimet e fajet që mund të ketë mbetet një BURRË SHTETI.

    edvini është thjesht një adoleshent langaraq e hajdut.

    Humbja e Bashës nuk është e tij po e jona. në këtë situatë as nuk mendohet që nqs nuk do të vidhet apo manipulohet gjatë procesit të votimit e numërimit edvini të marrë prapë vota, sepse nqs se vërtetë ai do të votohet me ndershmëri nga shumica do të thotë se jo Luli, por ne do të jemi të humburit.

  2. Vdekjeeeee! Edi dhe shumë politikanë janë për t’i patur frikë. Kurse njerëz si ti, o VDEKJE janë fatkeqësi, e madhe, janë pushkatues të moralit shoqëror..

Shto Koment