Politike

Basha mbledh aleatët 1 ditë para takimit me Metën/ Dule: Presidentit i prezantojmë platformën, s’ka zgjedhje me një palë

Takimi vjen një ditë para se krerët e partive të vogla të opozitës, pjesë e koalicionit me PD-në, të zhvillojnë një tryezë me Presidentin e vendit, Ilir Meta.
Featured image of article: Basha mbledh aleatët 1 ditë para takimit me Metën/ Dule: Presidentit i prezantojmë platformën, s’ka zgjedhje me një palë Krerët e Partive Opozitare
Përditësuar:

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim këtë mbrëmje me aleatët opozitar në selinë blu.

Pas përfundimit të këtij takimi që zgjati rreth një orë, Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-së, u shpreh në një prononcim për mediet se: “Nuk do të ketë zgjedhje me një palë”, ndërsa shton se partitë e vogla do të japin kontribuin e tyre në jetën politike.

Ai tha se koalicioni opozitar është funksional dhe se takimi me Presidentin Meta do të bëhet për të prezantuar platformën e tyre. Më tej Dule akuzoi kryeministrin për arrogancë, ndërsa tha se kjo nuk i shërben vendit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Takimi vjen një ditë para se krerët e partive të vogla të opozitës, pjesë e koalicionit me PD-në, të zhvillojnë një tryezë me Presidentin e vendit, Ilir Meta.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment