Bota

Çfarë “çmimi” po paguan politika amerikane nga qëndrimi i Trump pas zgjedhjeve?

Por përtej “kostos” së një fillimi të shtyrë të administratës së Biden, çfarë humb presidenti i zgjedhur nga refuzimi i presidentit aktual për të njohur zgjedhjet? Kjo përgjigje shkon shumë përtej ndjenjave të lënduara të Trump, apo dëshirës midis mbështetësve të Biden për një formë koncesioni.
Featured image of article: Çfarë “çmimi” po paguan politika amerikane nga qëndrimi i Trump pas zgjedhjeve? Joe Biden dhe Donald Trump

SHBA– Pas rezultatit të zgjedhjeve amerikane me fitoren e Joe Biden, refuzimi i vazhdueshëm i Donald Trump për të pranuar humbjen po dëmton tranzicionin e pushtetit amerikan. Procesi zyrtar për ndërrimin e pushtetit ka filluar, por është vonuar shumë për shkak se zyrtarët republikanë po vëzhgojnë procedurat e nevojshme.

Por përtej “kostos” së një fillimi të shtyrë të administratës së Biden, çfarë humb presidenti i zgjedhur nga refuzimi i presidentit aktual për të njohur zgjedhjet? Kjo përgjigje shkon shumë përtej ndjenjave të lënduara të Trump, apo dëshirës midis mbështetësve të Biden për një formë koncesioni.

Tranzicioni mund të jetë i dhimbshëm për ekonominë më të madhe në botë dhe ushtrinë më të fuqishme.

Tranzicionet presidenciale janë në kohërat më të mira, të vështira dhe joefikase. Qeveria federale ka më shumë se 2 milion nëpunës civilë që punojnë më kohë të plotë, por në fakt ka edhe 9 milion ushtarakë, postier, dhe përfitues të granteve. Kjo forcë punëtore prej më shumë se 11 milionë do të humbasë deri në 800 udhëheqës midis më shumë se 4100 emërimeve  të kabinetit që duhet të plotësohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Kujtojmë vitin 2008 ku administrata e Obamës gëzoi bashkëpunimin e plotë të presidencës në largim të Bushit si dhe kontrollin e plotë të Kongresit. Barack Obamës iu desh një muaj për të plotësuar gjysmën e 60 pozicioneve prioritare që kërkojnë konfirmimin e Senatit. Por u desh edhe një vit për të plotësuar gjysmën tjetër. Ky ritëm është tashmë i paimagjinueshëm duke pasur parasysh pengesën e tranzicionit nga Trump dhe premtimin e disa senatorëve republikanë për të bllokuar të nominuarit e Biden.

Që nga kalimi i tranzicionit Bush-Obama, Kongresi ka miratuar dy ligje për të përmirësuar ligjin e vitit 1963 që udhëheq tranzicionet presidenciale. Azhurnimi më i fundit në 2015, i udhëhequr nga Ted Kaufman – ish shefi i shtabit të Biden i cili tani drejton tranzicionin e Biden, shtyu procesin e dorëzimit  gjashtë muaj para zgjedhjeve. Max Stier, president dhe CEO i Partneritetit për Shërbimin Publik, një grup jo-partizan i reformës qeveritare, ka deklaruar se Trump ka ekspozuar defekte të reja në një sistem tashmë me të meta.

Kjo është një detyrë jashtëzakonisht e vështirë dhe kjo e bën atë edhe më të vështirë,”sipas Stier.

Ajo që është ekspozuar  është një problem real dhe sfida e sistemit ekzistues. Unë mendoj se shumë njerëz janë të frikësuar nga mungesa e bashkëpunimit.”

Vonesat në tranzicion mund të çojnë në sfida serioze të sigurisë kombëtare.

Komisioni 9/11 zbuloi se tranzicioni i vonuar, i vitit 2000, pengoi administratën e Bush nga të qenit i përgatitur plotësisht për kërcënimet që i vinin sigurisë amerikane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rrezikun e kemi para syve: nevoja për t’iu përgjigjur pandemisë dhe krizës ekonomike dhe çështjeve të barazisë racore”, thotë Stier.

Në tranzicionin e fundit demokratik, koha e kalimit të tranzicionit  ishte kritike. Melody Barnes ishte pjesë e tranzicionit të Obamës në 2008 para se të drejtonte këshillin e politikës së brendshme të Shtëpisë së Bardhë. Në ditët e para, ekipet e qeverisë kanë kërkuar informacione kritike në lidhje me politikat, personelin, çështjet gjyqësore dhe rregullat e  reja. Kjo mund të  rikthehet përsëri në selinë e tranzicionit dhe mund të ndikojë në emërimet e reja që janë ende duke u shqyrtuar.

Nëse vazhdoni të ecni dhe këmbët ju çojnë drejt administratës së Bidenit përkundrejt administratës Trump, ju jeni ende  në qeverinë e Shteteve të Bashkuara”, ka deklaruar Barnes.

Qeveria është në procese gjyqësore në shumë vende të ndryshme dhe ka  disa legjislacione që kanë filluar  në shtator, tetor, nëntor, dhe do të vazhdojnë procesin në janar dhe shkurt. Ju duhet ta dini se çfarë po ndodh dhe ku qëndron i gjithë problemi

Kjo çon në një problem dhe më të madh për sa i përket emërimeve politike amerikane: “sistemi i ndarjes së posteve”, që ka qenë në fuqi që nga reforma e fundit në 1883, pasi James Garfield u vra nga një mbështetës i pakënaqur dhe i çmendur i cili pretendonte se politikani i detyrohej t’i jepte një post të profilit të lartë në politikë.

Për ekipin Obama, kjo përfshinte këshillat e  zyrtarëve të karrierës, të menaxhimit dhe buxhetit në zyrën e Shtëpisë së Bardhë për të ndihmuar në krijimin e ekipeve urgjente  për shpenzime stimuluese pas krizës financiare të vitit 2008.

Sot, për ekipin e Biden, kjo këshillë do të përqendrohej te shpenzimet stimuluese dhe shpërndarjen e vaksinave. Sidoqoftë, edhe kur tranzicioni të fillojë plotësisht, bllokimi i hershëm republikan sugjeron një rrugë të gjatë dhe të  vërtetë për të nominuarit e Biden. Në një kohë kur mbështetësit e Trump pretendojnë se po kundërshtohen nga diçka e quajtur “shtet i fortë”, mund të jetë e vështirë të fitosh mbështetje të gjerë për reformat.

Burimi: The Guardian

(kle.mu/dosja.al)

Shto Koment