Bota

“Çfarë bëra gabim, kur e dija faktin? ‘Zhduket’ mjekja kineze që paralajmëroi kolegët për shpëthimin e COVID-19, intervista që u fshi

Mjekja Ai Fen dha një intervistë për një revistë kineze ku kritikonte menaxhimin e spitalit për faktin që hodhën poshtë paralajmërimet e hershme që kanë të bëjnë  me koronavirusin. Prej asaj kohe doktorresha është zhdukur dhe nuk është parë në Kinë, shkruan Dailymail.
Featured image of article: “Çfarë bëra gabim, kur e dija faktin? ‘Zhduket’ mjekja kineze që paralajmëroi kolegët për shpëthimin e COVID-19, intervista që u fshi Dr. Ai Fen

KINË– Koronavirusi i përhapur prej  dhjetorit të 2019  në Wuhan të Kinës,  ka ngjallur  shumë debate për ata persona që e paralajmëruan Koronavirusin.

Dr.Ai Fen ka treguar se ajo u përball me ‘”kritika të ashpra”‘ nga zyrtarët në Spitalin Qendror  të Wuhanit, menjëherë pasi ajo postoi një fotografi të një raporti pacientësh të etiketuar me ‘SARS coronavirus’.

Fotoja që ajo postoi shumë shpejt u bë virale, dhe ngriti alarmin për koronavirusin që ka vrarë më shumë se 44.000 njerëz në të gjithë botën.

Dr. Ai Fen dha një intervistë për një revistë kineze ku kritikonte menaxhimin e spitalit për faktin që hodhën poshtë paralajmërimet e vjetra që kanë të bëjnë  me koronavirusin. Prej asaj kohe doktorresha është zhdukur dhe  nuk është parë  në Kinë, shkroi Dailymail sipas një medie australiane.

Mungesa e saj u vu re, menjëherë pasi qeveria kineze shpalli situatën kritike  në vend nga COVID-19.

Kujtojmë që së pari ishte Pekini ai që kërkonte të mbulonte shpërthimin e virusit duke ndëshkuar mjekët që e zbuluan atë dhe duke mohuar faktin se ky virus përhapet nga një njeri tek një tjetër shumë lehtë. Prandaj dhe Kina e mori shumë vonë  vednimin për mbylljen e kufijve.

Ndërsa kur virusi mori hov dhe bilanci i të infetuarëve u rrit ndjeshëm, Partia Komuniste filloi të censurojë informacionin publik në lidhje me situatën në vend dhe përhapi dezinformimin jashtë shtetit.

Gjithashtu mendohet se Kina nuk ka raportuar as shifrat e sakta të viktimave, pasi disa ditë më parë banorët e Wuhanit thanë se kanë vdekur  43 mijë njerëz dhe jo 3 mijë sa publikoi qeveria kineze.  Mendohet që bilanci i vërtetë i të infektuarëve dhe të vdekurve mund të jetë 10 herë më i lartë.

Në intervistën që Dr.Ai dha para se të zhdukej pranoi se ndihej keq që nuk kishte folur me shumë pasi katër prej kolegëve të saj, përfshirë Dr Li që vdiq nga virusi në shkurt, ishin infektuar duke kuruar pacientët e fatkeqësisht nuk i shpëtuan kësaj lufte.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nëse do ta kisha ditur se çfarë do të kishte ndodhur sot, nuk do të isha shqetësuar për qortimin. Unë do t’u tregoja të gjitheve.”- tha  Dr.Ai.

Intervista është postuar të martën, por u fshi shumë shpejt nga botuesi i saj People (Renwu) Magazine.

Mësohet se dokotoresha më 30 dhjetor të 2019 kur kishte marrë raportin e një pacienti me “SARS coronavirus”, kishte deklaruar se menjëherë kishte djersë të ftohta për faktin që lexoi me dhjetëra herë rezultatin  pozitiv të pacientit.

Mjekja përhapi lajmin dhe i dërgoi një fotografi të testit një prej ish-shokëve të saj të klasës dhe në një bisede në grup brenda departamentit të saj. Dr.Ai tha që ajo paralajmëroi autoritetet e spitalit për rastin në fjalë.  Dy ditë më vonë, mjekja e Wuhan u thirr nga udhëheqësi i komitetit të inspektimit disiplinor të spitalit.

Ndër të tjera ajo tha se u përball me kritika të jashtëzakonisht dhe ishte akuzuar për përhapjen e thashethemeve.

“Unë isha e shokuar. Cfarë bëra gabim? Duke e ditur faktin se është gjetur një virus i rëndësishëm tek një pacient, si nuk mund të them, kur një mjek tjetër pyet për të?”- tha ajo.

Okulisti Li Wenliang që vdiq në shkurt të 2020 nga COVID-19  ishte një prej tetë personave përhapën foton e kësaj doktoreshe përpara se policia t’i tërhiqte vëmendjen dhe ta akuzonin për përhapjen e lajmeve të rreme.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

Shto Koment