Aktualitet

“Çështjen do ta dërgoj deri në Gjykatën Evropiane”, Malaj tregon hapat pas pezullimit: Mbroj të drejtën time

Zoti Malaj i bëri komente në një intervistë për “Zërin e Amerikës” mbrëmjen e të enjtes, pas lajmit se qeveria vendosi ta pezullojë nga detyra e anëtarit të këshillit mbikëqyrës së Bankës Qendrore.
Featured image of article: “Çështjen do ta dërgoj deri në Gjykatën Evropiane”, Malaj tregon hapat pas pezullimit: Mbroj të drejtën time Arben Malaj

TIRANË– Në Tiranë, profesori i njohur i ekonomisë, Arben Malaj, tha se ka pritur prej 7 muajsh që të thirret sipas ligjit për t’u dëgjuar në komisionet parlamentare përkatëse pas kërkesës së një grupi deputetësh, që ai të largohet nga bordi mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Zoti Malaj i bëri komente në një intervistë për “Zërin e Amerikës” mbrëmjen e të enjtes, pas lajmit se qeveria vendosi ta pezullojë nga detyra e anëtarit të këshillit mbikëqyrës së Bankës Qendrore.

Pavarësia e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës mbrohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Kam shërbyer me përkushtim, integritet dhe profesionalizëm në të gjithë institucionet dhe postet për dy dekada. Kam trajtuar publikisht problemet që ka qeverisja e vendit tim” – tha zoti Malaj.

Ai shtoi se rikthimi i emrit të tij ne temat e angazhimit të qeveritar bëhet për të tërhequr vëmendjen nga problemet e shumta që ka vendi me menaxhimin e dëmeve të tërmetit.

Ata deputetë që më akuzojnë nuk kanë asnjë argument dhe unë do të shkoj deri në Gjykatën Europiane për të mbrojtur të drejtat dhe pavarësinë e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore. Ajo që nuk u bë për 7 muaj u bë sot për 7 sekonda. I kam kërkuar parlamentit shqiptar të më dëgjojë dhe të mos trajtojë si të dënuar politik”, – tha zoti Malaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arben Malaj, anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e 3 dhjetorit, të drejtuar nga zv.kryeministri Erion Braçe dhe me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Marrë nga Zëri i Amerikës

(f.m/dosja.al)

Shto Koment