DiasporaRajoni

Çështja kundër Mustafës shkon në gjykatë, Dhomat e Specializuara caktojnë trupin gjykues  

Në njoftimin e Dhomave të Specializuara thuhet se  Roland Dekers, Mapi Feld-Folia, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (rezervë) do të jenë trupi ghykues për çështjen e Muftafës.
Featured image of article: Çështja kundër Mustafës shkon në gjykatë, Dhomat e Specializuara caktojnë trupin gjykues   Salih Mustafa

HAGË- Kryetarja e Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova ka caktuar trupin gjykues për çështjen kundër ish-kreut të KQZ-së, Salih Mustafës. Në njoftimin e Dhomave të Specializuara thuhet se  Roland Dekers, Mapi Feld-Folia, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (rezervë) do të jenë trupi ghykues për çështjen e Muftafës. Ndërkohë që dosja e plotë e çështje së Muftafës do t’i kalojë trupit gjykues më 7 maj.

Njoftimi i plotë:

Më 5 maj 2021, Kryetare Ekaterina Trendafilova caktoi gjykatësit Roland Dekers, Mapi Feld-Folia, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (rezervë) në Trupin Gjykues I. Ky caktim u bë pas njoftimit prej Gjykatësit të Procedurës Paraprake se dosja e plotë e çështjes Prokurori i Specializuar k. Salih Mustafës (KSC-BC-2020-05) do të jetë gati për t‘iu kaluar Trupit Gjykues më 7 maj 2021.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në pajtim me rregullën 116 dhe rregullën 117 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, pas marrjes së dosjes së çështjes, Trupi Gjykues mban pa vonesë një konferencë përgatitore për gjykimin me palët, pas së cilës përcakton afatin për mocionet që mund të dorëzohen prej tyre para nisjes së gjykimit. Çështja kundër z. Salih Mustafa është e para që do t‘i kalohet një trupi gjykues.

Njoftimi

Salih Mustafa u arrestua më 24 shtator duke iu konfirmuar aktakuza për krime lufte. Ndërsa, më 28 tetor, Mustafa ka dalë për herë të parë në seancën dëgjimore të Gjykatës Spercile ku ka deklaruar pafajsinë.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment