Aktualitet

Çështja e Dvoranit, Kim mesazh të qartë KLGJ-së: Duhet të merrni një vendim

Kim u shpreh se KLGJ duhet të tregojë që është e aftë marrë vendime dhe të shfrytëzojë të gjitha burimet e saj.
Featured image of article: Çështja e Dvoranit, Kim mesazh të qartë KLGJ-së: Duhet të merrni një vendim Yuri Kim, ambasadore e SHBA në Shqipëri

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka folur sot për ngërçin e krijuar në Gjykatën e Lartë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, për mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit. Në një intervistë për EuroNews, Kim u shpreh se KLGJ duhet të tregojë që është e aftë marrë vendime dhe të shfrytëzojë të gjitha burimet e saj.

“Mendoj se gjykatat duhet të shfrytëzojnë të gjitha burimet që kanë në dispozicion, përfshi këshillat teknike, por në fund duhet të ndjekin ligjin dhe duhet të jenë në gjendje të tregojnë se janë të aftë të marrin vendime mbi një bazë që demonstron pavarësi dhe integritet. Ata nuk duhet të lejojnë asnjë faktor të jashtëm që të ndërhyjë në procesin vendimmarrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sigurisht, siç e thashë më parë, cilido është i lirë të shprehë mendimin e vet; unë mund ta shpreh, ti mund ta shprehësh, cilido mundet. Por në fund të ditës, vlera e një gjykate në këtë kuadër të reformës në drejtësi është që ato të funksionojnë me pavarësi dhe integritet”, është shprehur Kim.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment