Politike

“Çështja e detit”/ Mitsotakis flet në parlamentin grek në lidhje me Shqipërinë:  Situata do të shkojë në Gjykatën e Hagës

Ai është shprehur se dy vendet kanë rënë dakort që të pakti për ujërat territoriale të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
Featured image of article: “Çështja e detit”/ Mitsotakis flet në parlamentin grek në lidhje me Shqipërinë:  Situata do të shkojë në Gjykatën e Hagës Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis gjatë një replike me kreun e opozitës, Aleksis Tipras ka folur në lidhje me çështjen e detit me Shqipërinë. Ai është shprehur se dy vendet kanë rënë dakort që pakti për ujërat territoriale të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Ai gjithashtu u shpreh se zgjerimi me 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e Greqisë dhe nuk mund të kushtëzohet.

“Ju nuk arritët të arrinit një marrëveshje për zonat ekskluzive ekonomike me Italinë dhe Egjiptin. Vendi aktualisht ka një marrëveshje të nënshkruar për demarkacionin gjeografik me Italinë. Është e vështirë të negociohet marrëveshja e pjesshme e demarkacionit me Egjiptin. Dhe në parim ka një marrëveshje me Shqipërinë për të referuar çështjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike në Hagë pasi Greqia ka zgjeruar ujërat e saj territoriale.

Kam dëgjuar shumë për sovranitetin dhe të drejtat sovrane. Më lejoni të sqaroj edhe një herë: E drejta për të zgjatur 12 milje është një e drejtë e njëanshme e patjetërsueshme e vendit. Nuk diskutohet, nuk kushtëzohet. Qeveria Demokracisë së Re ishte e para që e bëri këtë, duke filluar në Jon. Dihet gjithashtu pse ujërat territoriale në Egje nuk janë zgjatur nga asnjë qeveri. Kjo nuk do të thotë që vendi nuk ka të drejtë”, është shprehur Mitsotakis.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm grek vizitoi Shqipërinë ku takoi liderët kryesorë politikë në vend. Lajmi kryesor që prodhoi vizita e Dendias ishte konfirmimi i asaj që mediat greke e shkruanin prej javësh, se “Deti” do të gjykohej në Hagë. Kjo mosmarrëveshje mes dy vendeve do të gjykohet në instancat ndërkombëtare.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment