PolitikeSociale

CEREMONIA/ Rama rikthen lipsanet e Shën Joan Vladimirit në Elbasan, ndodheshin në fondin muzeor të Muzeut Kombëtar

VIDEO
I pranishëm në Elbasan, veshur me një xhaketë ngjyrë gri dhe këmishë të bardhë me logon e Partisë Socialiste, Rama së bashku me ministren e kulturës Elva Margariti dorëzuan eshtrat e Shën Joan Vladimirit që ndodheshin në fondin e Muzeut Kombëtar
Featured image of article: CEREMONIA/ Rama rikthen lipsanet e Shën Joan Vladimirit në Elbasan, ndodheshin në fondin muzeor të Muzeut Kombëtar Kryeministri Edi Rama, ministrja Elva Margariti dhe të pranishmit në Manastir

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një ceremoni e cila është mbajtur për dorëzimin e lipsaneve të Shën Joan Vladimirit. I pranishëm në Elbasan, veshur me një xhaketë ngjyrë gri dhe këmishë të bardhë me logon e Partisë Socialiste, Rama së bashku me ministren e kulturës Elva Margariti dorëzuan eshtrat e Shën Joan Vladimirit që ndodheshin në fondin e Muzeut Kombëtar

“Dorëzimi i eshtrave të Shën Joan Vladimirit të cilat zbuluam se ndodheshin në fondin tonë muzeor të Muzeut Kombëtar. Është një gjest simbolik në fakt,”– tha ndër të tjera ministrja Margariti.

“Dorëzimi i lipsaneve të Shën Joan Vladimirit, një çast emocionues në jetën e komunitetit ortodoks të Elbasanit dhe krejt Shqipërisë, falë nxitjes këmbëngulëse të Evisit e Taulantit, në mbështetje të komunitetit e të autoriteteve të Kishës Autoqefale Shqiptare,”- shkruan Rama krah pamjeve të publikuara nga vetë ai në profil në Facebook.


Të pranishmit nga autoritetet e Kishës Autoqefale Shqiptare e falenderuan kryeministrin për këtë gjë dhe më pas nisi ceremonia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ku do t’i vendosni,”– pyeti Rama.

Brenda në kishë, kemi një vend që ka qenë varri i tij,”- tha njëri prej anëtarëve të Kishës Autoqefale Shqiptare

(f.m/dosja.al)

Shto Koment