Aktualitet

Celula terroriste/ Muxhahedinët: Jemi të rrezikuar, të tjerë agjentë të Iranit operojnë në Shqipëri, ja emrat

Anëtarët e opozitës iraniane që jetojnë në kampin “Ashraf 3” në Manëz në vendin tonë e kanë mësuar nga mediat që përcollën deklaratën e kreut të Policisë Ardi Veliu për zbulimin e një celule terroriste që kishte planifikuar në sulm terrorist gjatë festimeve të bektashinjve marsin e 2018 në vendin tonë.
Featured image of article: Celula terroriste/ Muxhahedinët: Jemi të rrezikuar, të tjerë agjentë të Iranit operojnë në Shqipëri, ja emrat Ali Safavi

TIRANË– Përfaqësues të opozitës iraniane në Shqipëri thonë se lajmin për goditjen e planifikuar nga celula terroriste iraniane marsin e 2018 në Kryegjyshatë e mësuan nga mediat.

Në një intervistë për Abc News, Ali Safavi, përfaqësuesi i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të MEK tha se i presin akte të tilla dhe zbulon emrat e katër të dyshuarve të tjerë, që jetojnë në vendin tonë.

Anëtarët e opozitës iraniane që jetojnë në kampin “Ashraf 3” në Manëz në vendin tonë e kanë mësuar nga mediat që përcollën deklaratën e kreut të Policisë Ardi Veliu për zbulimin e një celule terroriste që kishte planifikuar në sulm terrorist gjatë festimeve të bektashinjve marsin e 2018 në vendin tonë.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të rezistencës iraniane me seli Uashington e rrëfen për ABC News e madje përmend emra të agjentëve të tjerë që jetojnë në Shqipëri.

“Ne nuk ishim në dijeni të informacionit që paraqiti drejtori I policisë së shtetit…Forcat e rendit në Shqipëri duhet të përgëzohen për punën e kujdesshme, duke mbledhur infomacion mbi atë rrjet…Ne e mësuam vetëm dje nga mediat që e transmetuan, por ne e dinim se trupa iraniane të gardës revolucionare, psh një nga njerëzit e atij rrjeti Ali Riza Nabkazade ishte punonjës I Ministrisë së Inteligjencës. Atë ne e dinim, por nuk e dinim që ishte pjesë e rrjetit që u bë publik dje. Ne kemi informacion të përgjithshëm dhe kemi dhënë edhe në të kaluarën informacion mbi njerëz të tjerë të regjimit në Shqipëri. Nakosh Zade nuk ishte i vetmi. Ka edhe të tjerë, përfshi Kolam Zedah Shekari, Hassan Hayrani (hejrani), Rrahman Modammadi. E dimë që ndodhen në Shqipëri por jo se ku rrinë tamam. Dhe mesazhi ynë për autoritetet shqiptare është se këta persona janë agjentë të regjimit dhe duhen arrestuar e përzënë nga Shqipëria sepse detyra e tyre është të përgatisin sulme ndaj kundërshtarëve të regjimit iranian”, shprehet Ali Safavi.

Ai thotë se ata informojnë vazhdimisht qeveritë në Europë, përfshi atë shqiptare mbi aktivitetin terrorist të agjentëve të Iranit. Safavi sjell si shembull ambasadorin iranian dhe zëvendësin e tij që u dëbuan si non grata nga Shqipëria dhjetorin e kaluar.

Po, ambasadori Gholam Hossein Mohammadnia ka qenë drejtues i lartë i ministrisë së inteligjencës e ka qenë edhe anëtar I ekipit negociator kur regjimi iranian negocionte me SHBA me Xhon Kerrin për marrëveshjen bërthamore me Iranin në Gjenevë, në Vjenë dhe në Nju Jork.

Pra është e qartë se regjimi iranian përdor mbulesën diplomatike për të dërguar diplomatët e vet në Europë, madje ish ambasadori Mohamandnia ka qenë i përfshirë direkt në operacione dhe zëvendësi i tij Mustafa Roodaki ka qenë shef sektori në ministrinë e inteligjencës për Europën.

Kur ai erdhi në shqipëri, një tjetër agjent i ministrisë së inteligjencës Asadon asadi e zëvendësoi atë në Vjenë dhe sic mund ta dini Asadi ishte personi që i dha bombën dy agjentëve për të hedhur në erë anëtarët e rezistencës që ishin mbledhur në Paris.

Sot ai është në burg në Belgjikë në pritje të gjyqit. Pra qartazi të ashtuquajturit diplomatë të regjimit iranian kanë lidhje direkte me ministrinë e inteligjencës apo gardën revolucionare dhe prandaj e nënvizoj sërish se ambasadat e regjimit iranian dhe qendrat diplomatike duhet të mbyllen“, vijon ai.

Pyejes nëse shqiptarët duhet të frikësohen nga akte të ngjashme si ai i marsit 2018, i përgatitur gjatë festimeve e me shumë njerëz, përfaqësuesi i MEK se të gjithë duhet të jenë vigjilentë
ne e kemi thënë gjithmonë se europianët duhet të tregohen vigjilentë dhe terrorizimi i regjimit nuk kufizohet vetëm në Shqipëri.

Ata janë aktivë ngado nëpër Europë. Pak muaj më parë një diplomat u përzu nga Danimarka, një tjetër nga Hollanda. Regjimi organizoi sulme terroriste në Bullgari e madje edhe në Tailandë, në Arabinë Saudite. Edhe në Uashington ata tentun të vrisnin ambasadorin e arabisë saudite. Pak më herët ata tentuan të vrasin edhe zyrtarë të lëvizjes sonë në Uashington vitin e kaluar dhe FBI arrestoi 2 agjentë të inteligjencës iraniane. Prandaj ne themi se terrorizmi është një kollonë e politikës së jashtme të regjimit të Iranit, prandaj Europa duhet të jetë shumë vigjilente“, tregon ai.

Ali Safavi nuk e di arsyen pse nuk u informuan nga autoritetet shqiptare për rastin e para dy viteve, por e rëndësishme për opozitarët iranianë është se rasti i Shqipërisë do sensibilozojë Europën për një vëmendje të shtuar ndaj aktivitetit të regjimit iranian kudo në botë.

INTERVISTA E PLOTË, DHËNË GAZETARES MIMOZA KOÇIU

Abc News: Kur e mësuat aktin e dështuar terrorist të marsit 2018 që u publikua dje nga drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu?

Ali Safavi: Ne nuk ishim në dijeni të informacionit që paraqiti drejtori I policisë së shtetit, por sidoqoftë ne kemi thënë vazhdimisht se regjimi i Iranit ka një rrjet shumë të gjerë terrorist në Europë, përfshi Shqipërinë, duke përdorur ata që njihen si ish anëtarë të ministrisë së inteligjencës që të organizohen për sulme terroriste, sic ishte rasti I Marsit 2018.

Forcat e rendit në Shqipëri duhet të përgëzohen për punën e kujdesshme, duke mbledhur infomacion mbi atë rrjet, por ne mendojmë se Europa duhet të mbyllë ambasadat e Iranit sepse ato nuk kanë funksion diplomatik por ato drejtojnë dhe lehtësojnë operacione ndaj kundërshtarëve të regjimit dhe përgatisin sulme terroriste.

Abc News: Pra ju nuk kishit dijeni në kohën kur ndodhi ajo tentativë terroriste?

Ali Safavi: Ne e mësuam vetëm dje nga mediet që e transmetuan, por ne e dinim se trupa iraniane të gardës revolucionare, p.sh një nga njerëzit e atij rrjeti Ali Riza Nabkazade ishte punonjës I Ministrisë së Inteligjencës.

Atë ne e dinim, por nuk e dinim që ishte pjesë e rrjetit që u bë publik dje.

Ne kemi informacion të përgjithshëm dhe kemi dhënë edhe në të kaluarën informacion mbi njerëz të tjerë të regjimit në Shqipëri. Nakosh Zade nuk ishte i vetmi.

Ka edhe të tjerë, përfshi Kolam Zedah Shekari, Hassan Hayrani (hejrani), Rrahman Modammadi. E dimë që ndodhen në Shqipëri por jo se ku rrinë tamam. Dhe mesazhi ynë për autoritetet shqiptare është se këta persona janë agjentë të regjimit dhe duhen arrestuar e përzënë nga Shqipëria sepse detyra e tyre është të përgatisin sulme ndaj kundërshtarëve të regjimit iranian.

Abc News: A keni pasur kontakte me autoritetet tona mbi këto raste?

Ali Safavi: Ne zakonisht u japim informacion të gjitha qeverive, përfshi asaj ët shqipërisë mbi terrorizmin e Iranit dhe agjentët e tij terroristë, mbi mënyrën se si ata operojnë në Europë. Për këtë rast specifik unë personalisht nuk kam informacion por ne informojmë për cdo rast terrorist apo për programin bërthamor autoriteteve.

Abc News: A i njihnit dy personat që u paraqitën si gazetarë tek Kryegjyshata në mars 2018?

Ali Safavi: Ne nuk i njohim dy personat që u paraqitën si gazetarë në Mars 2018, por sic e tha edhe drejtori I policisë, nuk ka dyshime se ata ishin pjesë e regjimit iranian si pjesë e një celule aktive për atë ngjarje terroriste në Shqipëri.

Jeni të shqetësuar për faktin se përveç dy diplomatëve iranianë të dëbuar nga Shqipëria, nuk ka të arrestuar, si katër terroristët për të cilët u fol dje?

Natyrisht sa kohë që këta agjentë terroristë janë aktivë në Shqipëri apo diku tjetër në Europë ne jemi të shqetësuar. Sic e thashë rrjeti nuk kufizohet me 4 personat që u identifikuan nga autoritetet shqiptare, ka edhe shumë të tjerë të tillë.

Pra ne jemi të shqetësuar për këto komplote terroriste, sepse regjimi është shumë I dobët brenda Iranit, për shkak se përballet me protesta të përditshme të qytetarëve dhe si zgjidhje ata duan të eliminojnë opozitën e madhe. Pra ne jemi të shqetësuar por edhe jemi të lumtur se autoritetet e rendit në shqipëri, të paktën e identifikuan atë rrjet.

Abc News: A duhet të kenë frikë shqiptarët për akte të tilla terroriste se psh ai i vitit 2018 që u shmang do ndodhte në një periudhë feste, ku ka shumë njerëz?

Ali Safavi: Sa i takon terrorizmit të regjimit iranian ne e kemi thënë gjithmonë se europianët duhet të tregohen vigjilentë dhe terrorizimi i regjimit nuk kufizohet vetëm në Shqipëri.

Ata janë aktivë ngado nëpër Europë. Pak muaj më parë një diplomat u përzu nga Danimarka, një tjetër nga Hollanda. Regjimi organizoi sulme terroriste në Bullgari e madje edhe në Tailandë, në Arabinë Saudite.

Edhe në Uashington ata tentun të vrisnin ambasadorin e arabisë saudite. Pak më herët ata tentuan të vrasin edhe zyrtarë të lëvizjes sonë në Uashington vitin e kaluar dhe FBI arrestoi 2 agjentë të inteligjencës iraniane.

Prandaj ne themi se terrorizmi është një kollonë e politikës së jashtme të regjimit të Iranit, prandaj Europa duhet të jetë shumë vigjilente. Në 1997 BE miratoi një deklaratë për të përzënë agjentët e shërbimit iranian e për të mos dhënë viza për të hyrë në europë. Duket se nuk po e respektojnë atë deklaratë. Nëse Europa dëshiron të jetë e sigurtë, duhet t’i përzërë agjentët iranianë e të mbyllë ambasadat e tyre në europë.

Abc News: Më folët para intervistës sonë për dy diplomatët iranianë që u përzunë nga Shqipëria, ambasadorin dhe zëvendësin e tij. A i njihnit ata?

Ali Safavi: Po, ambasadori Gholam Hossein Mohammadnia ka qenë drejtues i lartë i Ministrisë së Inteligjencës e ka qenë edhe anëtar i ekipit negociator kur regjimi iranian negocionte me SHBA me Xhon Kerrin për marrëveshjen bërthamore me Iranin në Gjenevë, në Vjenë dhe në Nju Jork.

Pra është e qartë se regjimi iranian përdor mbulesën diplomatike për të dërguar diplomatët e vet në Europë, madje ish ambasadori Mohamandnia ka qenë I përfshirë direkt në operacione dhe zëvendësi i tij Mustafa Roodaki ka qenë shef sektori në ministrinë e inteligjencës për Europën.

Kur ai erdhi në shqipëri, një tjetër agjent i ministrisë së inteligjencës Asadon asadi e zëvendësoi atë në Vjenë dhe sic mund ta dini Asadi ishte personi që i dha bombën dy agjentëve për të hedhur në erë anëtarët e rezistencës që ishin mbledhur në Paris.

Sot ai është në burg në Belgjikë në pritje të gjyqit. Pra qartazi të ashtuquajturit diplomatë të regjimit iranian kanë lidhje direkte me ministrinë e inteligjencës apo gardën revolucionare dhe prandaj e nënvizoj sërish se ambasadat e regjimit iranian dhe qendrat diplomatike duhet të mbyllen.

Pse mendoni se autoritetet shqiptare nuk ju informuan për rastin e para dy viteve?

Personalisht nuk e di arsyen, por mendoj se pika e rëndësishme është që autoritetet shqiptare e publikuan dje se ka një rrjet aktiv agjentësh terroristë iranianë.

Abc News: A nuk ju shqetëson që nuk e dinit më parë?

Ali Safavi: Në përgjithësi ne e dimë se regjimi iranian është kudo ku jemi edhe ne. Pak rëndësi ka nëse jemi në Shqipëri, në Paris të Francës apo në Uashington a në Britaninë e Madhe.

Anëtarët e lëvizjes sonë janë të targetuar nga regjimi, njëlloj si në Iran, por mendoj se më shumë rëndësi se informimi ynë nga autoritetet shqiptare për atë rast, është se autoritetet e bënë publike dhe kjo duhet të rrisë ndërgjegjësimin në të gjithë Europën.

Ju e dini se SHBA përsërisin vazhdimisht se Irani është shteti nr 1 në botë që sponsorizon terrorizmin, prandaj europianët duhet të bëjnë të njëjtën gjë: të mbyllin ambasadat e regjimit iranian, të përzënë agjentët e tyre e gjithashtu të konsiderojnë ministrinë e inteligjencës dhe gardën revolucionare si organizata terroriste.

Për fat të keq, nga këndvështrimi ynë, europianët nuk po bëjnë sa duhet sepse ata shohin më shumë marrëveshjet tregtare, të biznesit me Iranin e nuk tregohen të vendosur dhe përpiqen t’i bëjnë koncesione regjimit por kjo nuk ka funksionuar në 40 vitet e fundit, prandaj ne sërish e vlerësojmë qeverinë shqiptare që tregoi vendosmëri dhe ne jemi të lumtur që të gjitha palët e ndryshme në Shqipëri ndajnë të njëjtat shqetësime që ne kemi.

Marrë nga ABC news

Shto Koment